• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Memoare historike

ByEmrush

Aug 14, 2020

Riza Gjakova dhe Isa Boletini më thanë se “ne nuk duam autonomi, dhe nuk mund të ndahemi prej Osmanëve”. Kryengritja u sabotua sepse Riza Beg Gjakova dhe Isa Boletini dhe shumë fanatikë fetarë hallin e kishin me mësye e me lirue Sulltan Hamidin prej burgimit në Selanik (që e kishin burgosur xhon-turqit).
Hasan Prishtina nga “ Një shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqypëtare të vjetit 1912”.

Histori e tmerrshme për shqiptarët në të gjitha etapat dhe fazat e saj zhvillimore politike e sociale!

Kohërat ishin të njëjta, figurat kombëtare ishin të së njëjtës kohë, Hasan Prishtina një intelektual me kollare, një intelektual i madh dhe i thyeshëm, një njeri i edukuar, i urtë dhe i dijshëm!
Isa Boletini në anën tjetër, një burrë i rreptë malësor, luftëtarë dhe Trim, i pashkolluar dhe lehtë i manipulueshëm!

Kosova, dardania e atëhershme u vendos të përfaqësohet nga Isa Boletini si e mori udhëheqjen ai, nga kush u mbështet, si dhe pse u lë jashtë Politikani, Intelektuali dhe patrioti Hasan Prishtina sot e asaj ditë nuk dihet!

Ju mund të imagjinoni të ishte në Londër Hasan Prishtina në vend të Isa Boletinit, si kishte ngjarë të përfundojnë rrjedhat pastaj!
Pa diskutim dhe pa mëdyshje që në favor të shqiptarëve, dhe trojeve të tyre!

Mirë në dërguam dhe lordëve dhe mbretërisë i dërguam njerëz me tipare ballkanase, civilizim i pagdhendur!

Çfarë koincidence historike, një paralele e tërhequr me ditët e sotshme, po thuajse e njëjta kohë, të njëjta veprime, e njerëz të ndryshëm!

Intelektualët nuk duhen, nuk janë të mirëseardhur dhe si rrjedhojë vijnë pastaj në kombinim dhe favorizohen folklorizmat patriotik, ku nën petkun e fshehur kombëtar udhëheqin me pushtetin edhe pse nuk kanë as përgatitjen më të vogël profesionale dhe intelektuale!

_____
ESH

By Emrush