• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Aplikimi për një vend pune!

ByEmrush

Aug 12, 2020

Kishte ngjarë që një aplikant në një konkurs për punë të kaloj testin e provimit me mbi 93%.
Pastaj ishte thirr në bashkëbisedim (intervistë më gojë), e kishte kaluar edhe këtë, bile kishte arritur të nxjerr info se kishte dalur mbi 91% i mirë në ketë intervistë!

Njeri kishte filluar të dyshoj në të vërtetë në vetveten dhe në institucionet e shtetit, dhe pyeste veten?
“Ore a ka mundësi pa asnjë intervencë të kalojë unë dhe të pranohem a”?

Ishte thirrur edhe njëherë, sepse nuk kishin mundur ta kalojnë edhe aq lehtë.

Në intervistë përball panelit kishte qëndruar 1 e gjysmë, edhe aty sipas informatave kishte dal mbi 90%.

Në fund ishin pranuar të tjerët, ky personazhi jo (nafakpremi)!!
Bile, nuk e kishin thirr as të ja komunikonin arsyen pse nuk ka mundur të kalon dhe të pranohet (pas testit me shkrim dhe dy intervistave përballë panelit).

Nejse!

Në republikën tonë sot edhe gjeni me të fal zoti, s’ke me mundur të depërtosh e as të pranohesh hiç askund, po s’ke lidhjen politike, paranë (paradhënien), familjarizëm dhe jo vetëm, por po ashtu duhet të jesh një servil politik ose të kishe qenë më herët, dhe që mund po ashtu të nënshtrohesh lehtë dhe papërtes!

Ne duhet të vazhdojmë të studiojmë, të pajisemi me diploma bachelor, master, doktoratë, dhe në fund mos të harrojmë të agjencinë më të afërt për të pajisur me biletë një drejtimëshe!

S’dihet ndoshta ka diku ku të vlerësojnë dijen dhe karakterin intelektual. ____
ESH

By Emrush