• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Mjekësia e prekur me covid19

ByEmrush

Jul 24, 2020

Eh, kjo ishte frika që nga shfaqja e këtij virusi!

Personeli mjekësor do të duhej ruajtur deri në maksimum, por çfarë ndodh nëse edhe këta behën pjesë e infektimit nga covid19?
Përmasat do të jenë katastrofale, në dëshirojmë të mos vjen deri aty situata, por nëse kështu vazhdon të rritët numri i të infektuarave nga personeli mjekësor dhe shëndetësor, në do të jemi dëshmitarë të skenave nga Wuhan, Bolivia, Brasil ku shihnim njerëzit nëpër rrugë si pasojë e infektimit më covid19.

Se cila është vija e parë e frontit nga personeli mantel bardhë në përballjen me këtë virus në qytetarët  nuk e dimë, por besojmë shumë dhe do të duhej të luteshim që personeli mjekësor të mos infektohet me covid.

Edhe ashtu në mungesë të madhe të personelit shëndetësor, një pjesë e madhe kanë ikur për Gjermani, tash edhe një pjesë tjetër nëse prekën nga covid19, atëherë shpresoj që kanë me mbet në këmbë vetëm qeveria me resorët e saj.


Dhe pas tëre kësaj në vend që shteti ti inkurajon në punën e tyre të mëtutjeshme duke i motivuar më të ardhura shtesë ndaj punës së tyre të palodhshme, ai këto ditë nuk e kaloi buxhetin për pagesa shtesë për personelin shëndetësor.

Në vendin tonë është gjë e ditur tashmë: profesionisti, intelektuali, i drejti dhe i sinqerti nuk çmohet dhe si rrjedhoje bile edhe izolohet duke u munduar ta ja pamundësojë që as zëri të mos i dëgjohet.

15 deri 20 mjek dhe mbi 500 personel tjetër shëndetësor janë prekur me virus, që i bie gati 10% e të infektuarve në total, shifra të zymta për qytetarët janë këto!

_____
ESH

By Emrush