• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Përzgjedhjet nga konkurset e improvizuara

ByEmrush

Jul 23, 2020

Cila është aftësia juaj?

Inteligjenca, profesionaliteti, përvoja, shkëmbimi intelektual, gradat shkencore të  fituara në vend dhe jashtë vendit, seminare e trajnime, certifikata e letra motivuese nga më të ndryshmet të fituara përgjatë viteve duke qenë model për menaxhimin e cilës do hapësirë referuese që tu është besuar!

Cila ka qenë mundësia jote?

Para 117 viteve në pyetjen e gazetarit bërë Tesllës se “Ju dukeni të jeni një gjeni, dhe se zbulimet tuaja  sot mund të mbizotërojnë mbi gjysmën e botës si rrjedhojë e një jete me plotë dritë, dhe ju keni hetuar ekzistencën e Empedocles e cila zbulon 5 sekretet e elementeve. Ju bile mund të cilësoheni si një figurë hyjnore për shumë njerëz”.

Teslla i ktheu përgjigjen “Megjithatë unë tash jam një njeri i mundur dhe i kapshëm, sepse nuk i kam bërë gjerat më të mëdha me forcën që kam pasur mundësi ti realizoj, dhe jehona e tyre të shpërndahej nepër botë, por kam menduar të depërtoj përmes influencës së njerëzve!

Pra, në republikën tonë sot edhe gjeni me të fal zoti, s’ke me mundur të depërtosh, po s’ke lidhjen politike, dhe jo vetëm, por po ashtu duhet të jesh një servil, një që mund të nënshtrohesh lehtë dhe papërtes!

Sot po i pate tiparet e një pseudo intelektuali, një gjysme profesionisti, një shërbyesi që do të kesh dëgjueshmërinë në maksimum ndaj punëdhënësit, kozmopolit që ke shfrytëzuar benifitet e shtetit për të shëtitur botën, do të kalosh çdo konkurs, dhe rrjedha e jetës sate do të kalon mbi secilën instancë publikë që ti e synon.

Bile, dëgjueshmëria animale ndaj padronit do të kalon edhe kështu: e kryen fakultetin, bënë masterin, merr statusin asistent në fakultet, vazhdon në Phd kandidat, bëhesh doktor i shkencave, dhe në fund do të përfundosh në një ndër postet publike, ndonjëherë edhe në pozitat më të larta shtetërore!

Por dije ama, aktiviteti i padronit nuk përfundon asnjëherë!

____
ESH
____________
publikime.com
______________________________________________________________________
Empedocles ishte një filozof Grek para-skokratik dhe qytetar vendas i Akragas, një qytet grek në Sicili. Filozofia e Empedokles është më e njohur për origjinën e teorisë kozmogonike të katër elementeve klasikë. Në kozmologjinë e tij zjarri, ajri, uji dhe toka përzihen dhe ndahen nën detyrimin e dashurisë dhe grindjeve.

By Emrush