• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Jeta është një kryevepër që është projektuar të jetohet në këtë botë!

ByEmrush

Jul 7, 2020


Jeta jonë nuk e ka vlerën e saj të plotë nëse në nxjerrim nga ajo vështirësitë për të ekzistuar mirë dhe normalisht.
Prandaj jeta është më e vlefshme se e kundërta e saj, vdekja!
Ne do të duhej luftojmë për jetën, për të mirat e saj dhe si rrjedhojë e kësaj do të duhej të gëzojmë ato që i sjell ajo.
Mos lejojmë të rrëshqasim drejtë vdekjes, me ose pa vetëdije!

Nuk është në pyetje vetëm ekzistenca jote, është fëmija, janë prindët e moshuar, është familja, fqinjët, rrethi, është vendi që rrezikohen nga krenaria jote e tepërt!

Andaj kujdes nga covid19, Kosova po e humb betejën me virusin!
Vendi po shkon sërish drejt izolimit, Evropa po na penalizon dhe po na izolon po ashtu.
Diaspora jonë po na bojkoton me shumë të drejtë, sepse po bëhemi vatra e infeksionit covid91.

Shkenca po lufton duke u munduar të shpëtojë sa më shumë shpirtra, dhe po lufton më të plotfuqishmin, dhe në fund po humb betejën përball një virusi që përveç kujdesit që po kërkohet nga ne, asgjë tjetër s’po duhet!

Mos lejo që dita jote të filloj më lajme të këqija!
Mos lejo të kthejnë sërish në izolim dhe gjendje të jashtëzakonshme!

Mjekët edhe pak kanë me mundur të ndihmojnë qytetarët, për një kohë të shkurtë nuk ke me mundur ti shohësh më as për sëmundje tjera, prandaj vlera e tyre është imanente në ditët e sodit.

Jeta është si një rrjedhë lumi, nuk mund të prekësh të njëjtën rrjedhë dy herë, sepse rrjedha që kalon nuk kthehet sërish, ajo thjeshtë ka ikur!

Nuk i ke dy jetë, dhe i vetmi vend ku s’të duhet biletë kthyese është bota e amshuar!

A e kupton në ç‘ pikë kemi ardhur?! Asgjë nuk funksionon, bëhu i kujdesshëm ndaj vetës, fëmijëve, familjes!

Qëndro stoik deri të hjekën vizat!

____
ESH

By Emrush