• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Kolona të gjata pritjeje të mërgimtarëve

ByEmrush

Jul 4, 2020

Dy gabimet që vazhdimisht i përsërisin institucionet në kohën e ardhjes së mërgimtarëve janë po thuajse të njëjta për çdo vit.
Dikasteret përkatës të vendit që janë direkt të lidhura me pritjen e bashkatdhetarëve tanë, në kohën kur Kosova tashmë në vend që të zhvillon trendin si rrjedhojë e turizmit, ajo behët pengesë!

Qeveria e Kosovës më dikasteret përkatës, dhe komunat e Republikës së Kosovës tashmë po behën pengesë po thuajse të padurueshme për mërgimtarët tanë.

1.E para Qeveria e Kosovës tashmë po e përsërit për çdo vit vonesat në kufi për mërgimtarët tanë, duke pritur njerëzit më ore të tëra, më fëmijë, gra e të moshuar nëpër kolona të gjatë të krijuara përgjatë vijave kufitare, në bazë të mediave që shpërfaqin kolonat nëpër TV-të tona, pritjet shkojnë edhe deri në 10-12 orë.
Është bërë pothuajse e pamundur që të vjen vera, dhe bashkatdhetarët tanë të nisen për në vendlindje e te mos hasin në 100 barriera të vendosura nga shteti ynë. Duke kaluar shtete të tëra, e duke pritur në kolona krejtësisht pak, në disa vende edhe aspak. Kur vijnë të pragu i derës së vet, presin më orë, pa ndonjë ndihmë, pa asnjë rregull ndërkombëtar as social, e kulturor.

2.Ana tjetër negative që po praktikohet në këtë kohë është ajo e hapjes se punimeve në pikën e vlugut të sezonës, që tashmë kjo më shumë është bërë sezonë turistike për shtetin, se që vjen dikush të sheh përparimet që i bën shteti ynë, tek e fundit ata prej nga vijnë nuk besoj që ju lënë përshtypje shumë, nëse në kemi ndreq një fontanë me ujë, një park, ose një trotuarë diku.

Më këto veprime institucionet tona bëjnë pengesa shumë seriozë, në njërën anë duke penguar dhe duke pritur bashkatdhetarët kolonave të ndryshme që behën si pasojë e punimeve nëpër rrugë, qytet, kurse ana tjetër është që sinqerisht pengohet bërja e të bërit biznes në Kosovë.

Mjafton të shihen postim të ndryshme nëpër internet, dhe do të shohësh lloj lloj video nga bashkatdhetarët duke rrëfyer përjetimet e vështira që kishin ata gjatë hyrjes dhe qëndrimit në Kosovës.

Këto praktika duhet të ndalen, në kohën kur bashkatdhetarët tanë janë në Kosovë, punimet duhet të ndalohen, ose duhet të bëhen me kohë planifikimet!
Njerëzit dëshirojnë të kalojnë një pushim të qetë, pa zhurma, dhe të ndjejnë aromën e vendlindjes së tyre, jo tymin e kamionëve, zhurmat e bagerëve e tollovit ballkanase.

_____
ESH

By Emrush