• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Populizmi dhe liderizmi

ByEmrush

May 11, 2020

Sipas Mude-s politika duhet të jetë shprehje e lirë e njerëzve (volonté générale).

Prandaj populizmi nuk ka perceptim vetëm socialist apo cenues të rregullit shoqëror, më shumë gjason në nxitjen e turmave për të shprehur zemërimin kundër elitave të privilegjuara dhe grupeve homogjene oligarke. Dëshira për populizëm nuk e përkufizon rendin politik e shoqëror, apo qeverisjen e shteteve me demokraci të lartë.

Populizimi është fjalë me shumë kuptime, dhe mund të përkufizohet si ideologji, sindrom, lëvizje politike ose stil në politikë, të djathtë apo të majtë, lëvizje anti-elitë? (The Populist Zeitgesit).

Kryeministri Britanik po shpërfaq sot një fytyrë tjetër të liderizmit populist dhe udhëheqës liberal në vendin me demokraci të lindur siç është Anglia.Bile po shkohet më larg nganjëherë që përveç Borisit, po përflitet me habi se edhe Trump mund të konsiderohet populist apo edhe demagog.

Pra, populzimi udhëheqës mund të karakterizohet duke treguar afërsinë me qytetarin të cilit i kërkon dhe i merr votën, e jo me oligarkun që pasurinë e tij e ka fituar në formatin duke dëmtuar shtetin dhe qytetarin.

Ekziston një konkluzion se popullzimi synon ndërtimin e kulturës nga masat dhe shumica popullore, e jo nga të zgjedhurit, dhe elitës së privilegjuar!
____
ESH

By Emrush