• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Amerikanët po thonë të vërtetën.

ByEmrush

Mar 31, 2020

Taksa e ka dëmtuar dhe po e dëmton ekonominë e Republikës sonë.
Përfaqësues të bizneseve që janë marrë me taksën që nga fillimi i vendosjes së saj, përfaqësues të odave nga bashkimi evropian e delegacione të ardhura nga jashtë, afariste dhe njohës të fushës ekonomike kanë bërë të ditur se taksa po bëhet pengës për zhvillimin ekonomik të vendit.
Drejtuesit e këtyre bizneseve, fabrikave të gjithë janë ankuar mbi taksën dhe rënien e biznesit të tyre drejtë pikës zero shkaku i saj.
Bile, në disa raste mediat bëjnë me dije se bizneset kanë pasur presion nga qarqe të caktuara për të paraqitur gjendjen si diçka të mirë.

Hey o njerëz!

Nuk mbahet ekonomia me gjëra të improvizuara, dhe nuk mund të vazhdojmë paskajshmërisht të izoluar.
Kuptojeni njëherë e mirë, se mbijetesa e biznesit, rritja ekonomike, ruajtja dhe hapja e vendeve të punës, ishte, është dhe do të jetë imanent për ekzistimin e një shteti të mirëfilltë dhe të suksesshëm.

Nuk bëhen politikat mbi supet e afarizmit, duke jua vështirësuar edhe më shumë gjendjen edhe ashtu të rënduar nga një konkurrencë jo reale dhe in formale në treg.
Nëse dëshirojmë një ekonomi të mirëfilltë dhe të shëndosh, sa me pak që ta prekim, aq më shumë ajo do të zhvillohet.
Sot, biznesi po ndjen vështirësi të madhe për shkak të vështirësisë së pandemisë të krijuar nga covid19, ka nevojë të ndihmohet.

Shteti duhet shtrirë dorën biznesit, ai do të ndjehet më e fuqishëm, dhe rënia e tyre do të jetë e barabartë me frymën e institucioneve.

Duhet hequr taksën, duhet vazhduar me reciprocitet, ose edhe hiç pa të.
Duhet ruajtur vendet e punës, duhet ndihmuar kompanitë të mos shkojnë në falimentim.

Duhet, duhet, duhet….. na shkoi jeta në këtë vend duke thanë duhet, duhet!

(PS: Postimi ka të bëj me prodhuesit, jo me biznesin tregtar dhe të vogël. Humbja kishte vazhduar nga vendosja e taksës).
____
ESH

By Emrush