• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Shumë opinionist, e pak analistë.

ByEmrush

Mar 30, 2020

Kohëve të fundit ne po shohim dhe po dëgjojmë shumë njerëz që shfaqin idetë dhe mendimet e tyre nëpër media të ndryshme, të shkruara, elektronike e TV, debate televizive, emisione të ndryshme etj.
Krejt kjo po ju shërbehet shikuesve, lexuesve dhe dëgjuesve në formën e analizës, e për më tepër të tillët po quhen edhe analistë.

Në fakt këta s’janë fare analistë, më shumë po dalin si opinionist!

Analistë të ndryshëm me 25 vite jetë dukë mos shpërfaqur analizat e tyre të ndryshme kohore, dhe ndryshimet politike të një lideri, partie apo strukture, por duke dhënë një mendim, gjykim apo vlerësim për dikën, që sipas bindjes së tij është vërtet ashtu siç ai e njeh ose si ai e mendon se është, duke mos lëne hapësire për të vërteten tjetër faktike.

Pra, folës të ndryshëm nëpër debate televizive, media dhe portale të shkruara më shumë janë opinionist, se sa analist, gjë që është një barometër jo adekuat për vlerësimin real të gjendjes aktuale në vendin tonë.

Opinionistët janë shumë të anshëm shpesh herë irritues, kurse analistët janë të vërtetë dhe real.

____
ESH

By Emrush