Në bisedë mes miqsh, parafytyrohej një situatë hipotetike se si mund të shfrytëzohet shteti (të gjitha nivelet qeverisëse nga lartë poshtë) për nevoja individuale përmes dy e tre pagave si të ardhura mujore. Esenca shkonte në këtë drejtim fillonte bisedën miku ynë, punëtor i kamotshëm në institucionet e republikës, njohës i mirë i punës publike dhe institucionale!?
Si fillim…
Angazhohesh në një pozicion politik, këshilltar, konsulent etj.
Paga të caktohet sipas vullnetit të liderit tënd!?
Dikur më vonë, ti shfrytëzon pushtetit sepse tashme ti je autoritet. Me paraqitjen publike të një konkursi, normalisht ky konkurs rregullohet nga brenda, duke u bazuar në të gjitha konditat për të mos interferuar jashtëligjshëm. Dërgon dokumentet në atë konkurs pune, që fare nuk nevojitet, sepse tashmë je i punësuar dhe paguhesh, porse lideri yt dëshiron të bën me dy vende të punës!?
Pra!
Njëri vend i punës të mbetet politik, që me ndërrimin e qeverisjes, ti nuk do të jesh më pjesë e qeverisjes së bashku me atë liderin tënd, dhe punën e dytë duhet ta bësh me konkurs, që të marrësh mburojën e ligjit më pastaj.
Kronologjia!
Pasi merr aplikacionin, e mbush atë. Pastaj ke për t’ju nënshtruar testit me shkrim, këtë gjë ti e kalon pa asnjë problem, sepse ti tashmë e din kush dhe cili është në komision. Dihet, ti ke marr pjesë në caktimin e komisionit e kryetarit të komisionit bile-bile!?
I nxjerr të gjitha pyetjet të cilat përgatitën në zyrën që ti je pjesë e saj?
Pasi të hyjsh në provim ti sigurt kalon, dhe emri yt renditet i pari në listë!?
Pastaj ke intervistën ballë për ballë para komisionit, a po e kujton? Atë komisionin që e krijove ti, më gjithë pyetjet që janë përgatitur në zyrën e autoritetit!
Dhe krejt formalisht ti i nënshtrohesh intervistës!?
Ti kalon, sërish emri yt është i pari në listë!?
Pranohesh!?
Mediat shkruajnë nja dy tre ditë, njerëzit flasin disa ditë, dhe në fund ti ngadhënjen!?
Ti tashmë je i punësuar me kontratë dhe në mënyrë të rregullt ligjore!?
Nja dy muaj a tre, merr pagën dhe dikush të përkujton se ti sipas ligjit mundesh me ngri njërën pozitë. Dhe ashtu është e jashtëligjshme të paguhesh në dy vende të punës, kjo funksionin?!
Ti e ngrin pozitën e fituar me konkurs, dhe vazhdon të punosh në zyrat e autoritetit, jo atje ku je punësuar tashmë me konkurs?’
Sa rrëfente ngjarjen miku ynë, tjetri befas ndërhyri në bisedë?
E pse situate hipotetike po pyet ai?
Kështu ndodh në realitet, a ti numëroj rastet me emra nëse doni?’
Pra?!
I mësuam të gjitha. E kaluara dhe e tashmja!
Të gjitha ngjarjet tashmë janë sheshit, çfarë duhet është vetëm të mos besosh, sepse në Kosovë këto gjëra nuk mund të ndodhin!!!
Seç e kujtuam një thënie të Churchillit: Njëherë Churchill kishte kaluar pranë një varri dhe në epitafin e tij lexoi: :Këtu pushon njeriu i sinqertë dhe diplomati i madh…” dhe tha: “i paskan varrosur dy njerëz në një varr”.
Trilogjia se njerëzit jetojnë me dy fytyra, dhe kur vdesin i japin atë që kanë merituar!
Për këtë arsye para se të fillohet diçka, është mirë të mësohet si përfundon ajo!
Shkuam!
____
ESH
____________
publikime.com
[ Asgjë nuk do ta dëmtoj më shumë një lider të shkëlqyer, se sa forma që ju jep mundësi idiotëve të jenë pjesë e qeverisjes”.]