• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Smartphone technology dhe lufta përmes saj

ByEmrush

Sep 18, 2024

Para disa viteve ishte bërë një luftë e rreptë mbi atë se cili shtet ku po shtrihej më mirë me teknologjinë 5G.

Bota tani më po sheh rezultatet e asaj që dikur teknologjia 5G thuhej se do të lejoj qasjen në të gjitha pajisjet teknologjike, bile aq larg shkonin ekspertët sa flisnin për të ardhmen ku thuhej se teknologjia më e re do të ketë mundësinë të depërtoj edhe në semaforët e qytetit apo liftet e ndërtesave.

Sido që të jetë, ngjarjet e fundit në Liban që Izraeli po përdor një teknologji të re për të asgjësuar anëtaret e Hezbollahut, ekspertet nëpër rrjetet sociale po flasin se diçka më e madhe fshihet pas tërë këtij sulmi.

Izraeli vetëm sa ka hapur kutinë e pandorës duke përdorur si armë PAGER-ët, kurse në fakt teknologjia tjetër që ne kemi futur në shtëpitë tona e cilësuar smart technology si: telefonat, TV-të, llaptopat, game etj., janë një shënjestër e radhës.

Historia e PAGER-ve thjeshtë po na tregon se ekziston mundësia që teknologjia më e re mund të targeton dhe likuidon shënjestrën në çdo moment dhe në çdo kohë.

PAGER-ët që janë shënjestruar për eksplodim janë prodhuar në Taivan, dhe krejt kjo erdhi si rrjedhojë që haker nga Hazbollahu janë futur në dronët Izraelit dhe kanë marr incizimet dhe lokacionet e ushtarëve Izraelit, kështu thuhet së paku, nuk dihet nëse Hezbollah ka kapacitete të tilla, apo është duke u ndihmuar nga dikush!?

Shqetësimet që dalin nga Apple, Motorolla, Samsung kanë të bëjnë krejtësisht mbi atë se, nëse Kina ka mundur të ndryshoj në fabrikat e këtyre kompanive duke instaluar pajisje që do të përdorën kundër njerëzimit me kërkesën e shteteve të caktuara, pa e ditur prodhuesi!

Mekanizmi i sulmit do të jetë përdorur përmes mbushjes së shpejt, ku mbushja e shpejtë është e pajisur me kompjuter të vegjël që komunikojnë me pajisjet e lidhura për të përcaktuar nivelet e sigurta të mbushjes (karikimit).

Me gjithë atë pohohet se shumë karikues (mbushës) nuk zbatojnë masat e duhura të sigurisë, duke lejuar kështu kanal të lehtë nga pajisje tjera për të komprometuar një smartphone duke infektuar atë me malware.

Për të mos mbetur i habitur në këtë ngjarje që po ndodh në Liban, këtë gjë po e pohon edhe AI (Inteligjenca Artificiale) duke përdorur chatGPT nëse shkruani në kërkesën e juaj kështu: “Cybersecurity, can i use a message të destroy phones”?

Luftë e egër ditë me shumë po behët!

Një gjë po shihet për dritë të diellit, ne jemi duke bartur bombat në xhepat tanë?!

Ku mbet Kosova?

Ah po, po!

Ura, bërllogu, katundi, asfalti!

Zgjedhjet nime, au zgjedhjet…. ____
ESH

By Emrush