• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Shpërfaqja e realitit shqiptaro-shqiptar

ByEmrush

Aug 31, 2024

Në fakt, ditëve të fundit po shohim shpërfaqjen se çfarë në realitet jemi ne qytetarët e Kosovës?

Mosmirënjohja, ky tipar i zhvilluar skajshmërisht në vendin tonë. Kemi shkruar e janë shkruar faqe të tëra të përjetimeve të ndryshme se si njerëzit tregojnë mosmirënjohjen në gati çdo sferë pothuajse!

Përveç që jemi hipokritë, jemi edhe mosmirënjohës!

Ka dy ditë që është kah shkon një debat i ndezur krejtësisht në mënyrë të padrejtë duke prekur kufijtë e injorancës, për të mos thënë nëse dikush nuk i bën qëllimisht dhe me porosi?

Një artist ka ngre mëdyshje, më sakt ka shpreh opinionin e tij thjeshtë cfarë mendon për Shqipërinë, por kjo nuk eshtë esenca! Por, brenga eshtë pastaj përfshirja e një numir të madh njerëzish si: gazetar, opinionist, qytetarë të rëndomtë, komentues në të gjitha rrjetete sociale ku mund të shihet një ndarje e theksuar përmes shprehjes së mendimeve të tyre që bëjnë!

Gabim!

Kosova gjithmonë do të ketë mburojë Shqipërinë. Kosova gjithnjë kishte nevojë për Shqipërinë. Kosova gjithnjë do të ketë nevojë për Shqipërinë, dhe Kosova herë do kur do të jetë pjesë e bashkuar e Shqipërisë etnike e ndarë padrejtësisht nga trungu i saj.

Ne vetëm kur jemi ngushtë bërtasim Shqipëria, Amerika, Gjermania, Anglia. Si të lirohemi pak, kush është ai kush është ky!

Është tipar i zhvilluar dhe gjenetikë mosmirënjohja ndër shqiptar, e më e theksuar te shqiptarët e Kosovës!

Është një farë adet i yni, si të çlirohemi, si ta kryejmë punën nuk na intereson asgjë tjetër më!?

Çdo intencë për të dëmtuar relacionin me Shqipërinë është debat i humbur, Shqipëria ka të drejt (Shqipëria, jo politikanët).

____

ESH

By Emrush