• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Mendja e shëndosh në trup të shëndosh

ByEmrush

Aug 2, 2024

Pavarësisht retorikave të brendshme politike, ndalja e kreut më të lartë të shtetit të Republikës së Kosovës në aeroportin e Shkupit, kontrolli, dhe përplasja fizike kundër një presidente të një vendi tjetër, do të ishte dhe do duhej cilësuar më shumë së incident diplomatik, e jo të izolohet si rast në uzinat armike.

Aq më shumë shto kësaj se nuk ishin autoritet ato që krijuan skena të pahijshme kundrejt një presidente të vendit fqinje, po një kompani që është kontraktuar të kryer detyrën e kontrollit.

Pra, kompani private që fare lehtë do të mund të jetë një ngjarje e inskenuar dhe plotësisht e orkestruar nga qarqe të ndryshme inteligjente, me theks të veçantë serbe.

Por, faji nuk duhet verë mbi asnjë institucion relevant të shtetit fqinjë Maqedonisë?!

Konventa e Vjenës mbi imunitetin diplomatik të personave të caktuar, duket që Kosovën nuk e mbulon. Udhëheqësit e Republikës së Kosovës nuk është hera e parë që bien pre e incidenteve diplomatike të vendeve që edhe e kanë njohur Kosovës tashmë.

Kemi rastin e Sllovenisë, Hungarisë, Francës dhe Gjermanisë po ashtu, ku janë ndaluar kryetarët dhe KM e republikës së Kosovës.

Kjo na shpërfaq një tjetër dimension politik dhe profesional që duket se shqiptarët nuk dëshirojnë ta kuptojnë kurrë asnjëherë.

Te të gjithë liderët e vendit të politikës së fundit të viteve, vërehet mungesë e njerëzve profesional dhe njohës të situatave të ndryshme të protokolleve dhe ligjeve ndërkombëtare.

Dhe po ashtu ky rast shpërfaq dhe sjell në pah, se ekipet e kabineteve nuk krijohen nga njerëz që kanë ecur nëpër parti të ndryshme politike, apo njerëz që janë pa kredibilitet ndërkombëtar, që nuk janë përballur kurrë me skena të pakëndshme dhe të pahijshme kundër udhëheqësve të tyre.


Sigurisht që ju kujtohet rasti kur këshilltari i presidentit Bush ndalohet në hyrjen e ndërtesës në samitin e APEC që mbahej në Kili, dhe truprojat e presidentit së bashku me këshilltarin pasi krijuan rrëmujë aty për shkakun se nuk lejoheshin të futeshin brenda, presidenti kthehet dhe merret me rastin.

Prandaj, përtej këshilltarit, personi aty duhet të jetë edhe truprojë (kuptimi i kësaj është brenda një institucioni, jo truprojë kundër ndonjë atentati, sepse atëherë është tjetër kush që kujdeset), duhet të jetë edhe njohës i rrethanave si të veprohet aty për aty, duhet të jetë edhe person që shtyhet me bërryla, duhet vendosmëri, aq më shumë kur kemi të bëjmë me një presidente femër.

Nuk duhet këshilltari aty ti vejë një palë syzë në ballë dhe të luaj vëzhgoj se çfarë bëhet me presidenten e vet.

Është bindje e krijuar se shumica e personave që janë përfshire nëpër kabinete të liderëve të vendit, nuk bëjnë asnjë lëvizje pa thënë lideri i tyre, dhe me rastin e Maqedonisë kundër presidentes së vendit tonë, sigurisht që disa më një të bërtitme të vogël kanë ulur veshët dhe kanë vëzhguar pastaj se si një presidente fyhet dhe nënçmohet nga disa burra maqedonas.

Në Amerikë përveç që kujdesen të mbarojnë një shkollim, mbi 90% e djemve dhe vashave kujdesen po ashtu që edhe trupin ta kenë në formë dhe të jenë tejet aktiv në procesin shëndetësor.

Mendja e shëndosh në trup të shëndosh.

Konventa e Vjenës përcakton kornizën e rregullave të marrëdhënieve diplomatike për të lehtësuar marrëdhëniet miqësore midis vendeve të pavarura dhe për të mundësuar që ato vende të zhvillojnë marrëdhëniet ekonomike, kulturore dhe shkencore.

Konventa vazhdon duke specifikuar në detaje edhe sjelljen e personaliteteve me imunitet diplomatik dhe të privilegjuar (search në google).

Konventa flet për shtetet, dhe rrjedhimisht Kosova në të gjitha organizatat ndërkombëtare nuk ka marr statusin akoma si shtet i pavarur përfshirë: Bashkimin Evropian, Organizatën e Kombeve të Bashkuara, bile Kosova nuk njihet si shtet akoma as nga NATO-ja.

Ne duhet të punojmë shumë njëherë ta heqim fusnotën, e pastaj të kërkojmë fajtorët për nënçmimin që na behët nga shtetet e rajonit dhe më gjerë.


Kundrejt tërë kësaj, personalitetet e vendit duhet ta kenë një gjë parasysh, nuk udhëtohet nëpër aeroporte të shteteve fqinje, apo të shfrytëzohen hapësirat e tyre tokësore.

Në të kundërtën e kësaj, kemi përjetuar në të kaluarën po përjetojmë dhe do të përjetojmë në të ardhmen përbuzjen dhe përçmimin nga autoritet të ndryshme të vendeve qoftë fqinje, qoftë të tjera.

____
ESH

____________
publikime.com

By Emrush