Në ditët e sotshme organizata dhe përfaqësues të bizneseve kanë ngre alarmin për vështirësitë që biznesi po përjeton, me theks të veçantë bizneset e vogla të cilësuara individuale.
Por, duket që shteti përmes përfaqësuesve të tij nuk e ka këtë hallë e këtë brengë, atij po i intereson se si me inkasuar dhe rritur të hyrat në buxhetin e dhe arkën e shtetit.
Katër (4) institucione të ndryshme përmes inspektorëve të tyre kishin ishin shtrirë nëpër terren duke ndëshkuar biznesit për mos gatishmërinë e tyre në vetëkontroll, dhe një pjesë e tyre duke pasur si barrë të rënd operimin e tyre në treg, kishin lënë anash shumë detyrime të tjera ligjore.
Disa biznese kishin marrë gjobat përmes zarfeve që kapnin shumat 3-4-5 mijë euro. Secili institucion që kishte dal në aksion, kishte gjobitur çdo gjë që kishte hasur që nuk ishte në rregull të një biznes.
Në ditët e sotshme shumë biznese operojnë në kurbën zero, që do të thotë një pjesë e tyre ndoshta as shpenzimet mujore nuk arrijnë ti mbulojnë, dhe ata mëzi qëndrojnë në këmbët e veta dhe shteti është vënë në aksion dhe i kishte lënë “bakshishe” në shuma të majme të parave, që afati për pagesën e gjobave ishte jo më shumë se 15 ditë.
Secili institucion kishte arsyen e vet kur kishin shqiptuar dënimet, dhe shuma që biznesi kishte marr nga organet ndëshkuese, kalonin masën mbi 4-5 mijë euro!?
Dhe këto dënime nuk dukeshin se ishin masa as edukuese e as preventive për të përmisuar klimën e të bërit biznes në këtë Republikë!
Thjeshte dukët që janë masa ndëshkuese sa për të rritur buxhetin dhe arkën e shtetit, edhe pse moti kohë flasim se shteti nuk ka mundur dhe nuk do të mund të mbahet kurrë nga gjobat dhe ndëshkimet.
Shteti dhe institucionet e tija, si gjithë kronologjia qeverisëse që ka ndodh në këtë vend që nga pas lufta, asnjëherë nuk iu është ofruar biznesit që së pari ti njohtoj, pastaj ti tërheq vërejtjen, dikur më vonë ti qortoj dhe në fund të kësaj ti ndëshkoj.
Por, jo!
Shteti nuk kujdeset nëse bizneset janë në kredi, janë në borxhe të mëdha, janë minus, kanë familje për të mbajtur, fëmijë për të shkolluar, taksa për të paguar, rrymë, ujë, dhe shpenzime si çdo individ tjetër që jeton në këtë vend.
Të gjitha bizneset që kontrollohen, mendohet se janë krejt milionerë, dhe se krahasimi në mes bizneseve fare nuk ekziston, si njëri që qarkullon mijëra e miliona euro, si ndonjë biznes që qarkullon të hyra shumë më pak se një person që punon në institucionet publike.
Pra, më shumë mund të inkason të hyra familjare një i punësuar në sektorin publik, se një afarist që zhvillon një biznes individual.
Po nejse!
Kur e kishin pyetur njërin autoritet se pse nuk shkoni se pari me masa njohtuese për ti qartësuar biznesit rrugën se si duhet të rregulloj dhe plotësoj standardet për të operuar sipas ligjit në treg ai ishte përgjigjur: “mua nuk me intereson asgjë, thjeshtë vetëm shqiptoj dënime, edhe ashtu frustrimi, zemërimi dhe urrejtja bie mbi qeverinë e republikës, unë vetëm i ndihmoj të rritet ky frustrim”!
Kur thoshin më herët se element të ndryshëm që nuk pajtojnë me politikat e një qeverisje, do të sabotojnë punën e as qeverie, dhe për rrjedhojë do të mbysin me presion bizneset dhe bërjen biznes në Republikën e Kosovës, ishte situatë që pak besohej.
Sot, kjo po duket një realitet i hidhur që po jetësohet dita ditës në masën më të madhe të mundshme.
Ti shko ndëshkoje një biznes, një tjetër rritja shumat gjobitëse, një tjetrit rriti kamatat, dhe atij tjetrit mos ja ndal trysninë dhe presionin, ata do të rebelohen kundrejt qeverisjes, dhe kjo do të ndikon dukshëm edhe në votat e bizneseve që do të rreshtohet në përzgjedhjen e përfaqësuesve të shtetit.
Mos harrojmë se sektori privat sot punëson diku mbi 430 mijë punëtorë, nëse përpjesëtojmë më familjarët e tyre, për dikë mundet mos me dal mirë llogaria!
Një përfaqësues i biznesit një ditë më herët kishte thanë se i kam tërhequr vërejtjen disa kontrollorëve që i binin në qaf bizneseve se më ketë praktikë, jo po kontribuoni drejtpërsëdrejti në mbylljen e bizneseve, dhe se qëndrueshmëria e tyre në treg nuk do të mund të vazhdon edhe gjatë, ata i kishin thanë: “ata vet duhet ta matin se a duan të qëndrojnë në biznes apo ta mbyllin”.
Kjo të kujton atë thënien e D.Washingtonit kur përgatitet për të vrarë ata që ishte paguar, një plak afër tij deri sa shihte tek mbushte armët i drejtohet: “ZOTI na thotë që duhet të falim. Ai shton: Falja qëndron mes tyre dhe zotit. Detyra ime është tu caktoj takimin”.
____
ESH
____________
publikime.com
[Foto: sado i madh të jetë peshkaqeni, përballë shumicës së peshqve, humb!]