Shërbimet e ndryshme informative po tregojnë se si asnjëherë më parë Rusia përmes Serbisë dhe aleatëve të saj janë në ofensivë të madhe drejt qëllimit për të depërtuar në Adriatik.
Kosova është krejtësisht e paqëndrueshme me gjithë atë që luftën hibride e ka kuptuar, po mundësia e saj është irelevante në shfrytëzimit e resurseve për tu bërë pjesë e parandalimit të cilit do sulm që vjen nga Serbia e mbështetur nga Rusia.
Shtetet Evropiane tashmë secila nga vetja e tyre ka treguar në një formë apo tjetër që kishin qenë të kontrolluara dhe më vonë shantazhuara nga Rusia, dhe për rrjedhojë ata përveç që po tregojnë pafuqi kundrejt ekspansionit Rus, kanë një përçarje të madhe në mes vete.
Kjo u pa edhe së fundmi me Spanjën, që nuk aplikon politikat Evropiane, por bëhet pjesë e bllokut rus duke shmangur politikën unike të BE-së me njohjen e saj të Palestinës.
Lëvizjet tjera si fillimi i rënies së regjimit në Iran, ka bërë që Greqia të luhatet në qëndrimin e saj kundrejt aleancës së Amerikës në luftën e Ukrainës, dhe për rrjedhojë Shqipëria është bërë në një mënyrë apo tjetër vasale e politikave ballkanase, që ndikimi më i madh në rajon vjen pikërisht nga Greqia, Serbia dhe Turqia.
Në ndërkohë Ukraina po humbet terren në luftën e saj për çlirim nga okupuesit rus, dhe përtej kësaj lideri i Ukrainës i cilësuar si humbësi më i madh në botë, po vazhdon të qëndroj në këmbë përmes patericave perëndimore, deri në momentin kur aleatët të bëjnë një ujdi me armikun e tij.
Raportet e ftohura si asnjëherë më parë në mes Kosovës dhe Shqipërisë ka bërë që shumë personalitete me ndikim si në Shqipëri si në Kosovë të shihen edhe kundërshtar të mëdhenj të shtetësisë së Kosovës, duke kaluar në fazat dëmtuese kundrejt shtetësisë sonë.
Lufta politike në mes formacioneve Shqipëri – Kosovë, po realizon përllogaritjet serbe të investimeve të tyre disa vjeçare.
Nga kjo shtetësia jonë po dëmtohet deri në masën që storia e cilësuar si e suksesshme në pavarësinë e Kosovës të duket pjesërisht e dështuar.
Dështimi i Kosovës si shtet, do të nënkuptonte automatikisht fitorja ruse në argumentin se aleanca Veri Atlantike NATO kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare në bombardimin e një shteti sovran siç ishte Serbia.
Autoritet e shteteve tona, si Shqipëria po ashtu edhe Kosova, do duhej të bashkë dyzonin politikat mbrojtëse të një luftë hibride në ofensivën më të madhe të parë deri më tani drejt qëllimit të daljes në Adriatik të Serbisë, Rusisë dhe aleatëve të tyre, Kina, India, Irani.
Me dobësimin e Amerikës, bota do të sillej rreth dominimit ruso-aleanca nëpër botë, kjo do të nënkuptonte parimin bazë se Evropa ekziston falë pranisë dhe fuqisë Amerikane.
____
ESH
____________
publikime.com