• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Asistenca sociale – shteti social

ByEmrush

May 20, 2024

Shpenzimet e taksave tona në skemat sociale dhe shpërndarja e tyre njerëzve në vend duhet te ndalet krejtësisht.

Përmes skemave të tilla dhe ndihmave që në vazhdimësi ju mundësohet dembeleve që të mos punojnë, e për rrjedhojë shteti në një formë apo tjetër qëllimisht i pasivizon këtë kategori qytetarësh.

Ndoshta më e logjikshme, edhe obligative normalisht do të ishte të realizohen premtimet e subjekteve politike për punësimin e një anëtari nga çdo familje se sa të mbahen njerëzit me para dhe ndihma sociale duke qenë të gatshëm për punë dhe nuk punojnë!

Pra, nuk mundet kjo shtresë të shihet vetëm si votë, dhe kjo të bëhet në kurriz të atyre që paguajnë taksat.

Nëse i konsideron dhe i përdor vetëm për votë, atëherë do të ishte mirë edhe vet ti bësh qarën.

Sepse kjo përveç që po dëmton shtetin, përveç që po krijon disbalancë dhe pabarazi në mes shtresash, ajo po krijon edhe mundësi për keqpërdorim të kësaj mundësie. Ka ankesa se shumë nga ta nuk pranojnë kontrata të punës për shkakun e vetëm me marr ndihmën sociale që ja ofron shteti.

Mbi 130 mijë qytetarë janë pjesë e ndihmave sociale që marrin para pa punuar asgjë!

Shteti social duhet të pushojë, sepse po jep shembull të keq për të gjithë ata që po punojnë.

Shumë njerëz po mendojnë se qytetarët që do të kërkojnë ndihmën sociale do të rritet edhe më shumë, për shkakun se qeveritë këta njerëz i shohin si vota.

Në vitin 2023 Kosova kishte shpenzuar më shumë se 305 milion euro në përkrahje financiare në njerëzit në nevojë dhe rastet sociale, shumë kjo krejt irelevante për realitetin në vend.

Nuk i vlen, thjeshtë!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush