• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Kursi politik pozitë – opozitë

ByEmrush

May 14, 2024

Është tejet për tu admiruar qëndrimi politik i subjekteve politike karshi institucioneve dhe republikës, investim ky që është bërë me mund, sakrificë dhe gjak.


Duke u respektuar mundin, djersën dhe investimet që ke bërë për tu ngritur këto institucioneve atëherë, sigurisht që shkurtpamësit nuk arrijnë ta kuptojnë, por mbi të gjitha rezultatet e mira vijnë ngadale, sado që shqiptarët për nga natyra janë të padurueshëm dhe megaloman në gjykimet e tyre.

Sido që të jetë, nëse një jetë në politikë je thirr dhe ke bërë promovimin si një instutucionalist i denjë, dhe në fund të mos e respektosh institucionin, atëherë lenë të kuptohet ajo thënia si ishte përpara disa e donë pushtetin e jo shtetin.

Hipoteza tjetër, që më shumë gjason në të vërteten është:

Fakti që nuk është realizuar premtimi kryesor i qeverisjes së tanishme, premtim i cili ishte arrestimi i të atyre që kanë keqpërdor institucionet e shtetit dhe paranë publike në të kaluarën, bën detyrimisht që subjektet politike të ish qeverisjeve të kaluara të rreshtohen duke “respektuar” institucionet e vendit.

Pra!
Nuk është që nuk po bëhet politikë në këtë vend nga të gjitha palët, edhe opozita edhe pozita!

Mirëpo super analistët e një pjesë tjetër e shoqërisë nuk po pajtohen me këtë kurs politik as të pozitës e as opozitës, për shkakun e vetëm se kanë fol shumë, dhe nuk po je del asnjë parashikim.

Pak vështirë deri ta mësojnë nocionin politikë!

Edhe atëherë kur shahen e fyhen, prapë mund të ulën e darkojnë.

Asgjë e keqe, përkundrazi!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush