Në qershor të 2021 kishim marrë një përgjigje për kërkesën tonë që kishim për akomodim në një villë në Gjirin e Lalëzit, dhe çmimi ishte 𝟓𝟎𝟎-𝟔𝟎𝟎 euro për natë.
Mbaj mend aso kohë KM shqiptarë në një takim me afarist të bizneseve që merren me turizmin i kishte qortuar deri në masën se do të kenë pasoja të gjithë ata që do të rrisin çmimet jashtë normales, dhe se duke potencuar se do të ndikojnë direkt në rënien e thithjes dhe rritjes së turizmit në vend, që shteti me çdo mundohej që të rriste kapacitetet brenda vende për ta bërë Shqipërinë atraksion për turistet e huaj.
Çmimet u balancuan dhe ju përshtatën realitetit dhe kushteve që ofronte turizmi shqiptar.
Në Kosovë, duket se është kah shkon e njëjta praktikë, dhe detyrimisht shteti do të duhej të dërgon duart e tij edhe në ketë sektor, për të edukuar masën që merret me këtë lloj biznesi.
Në Brezovicë një natë mund të rezervosh me çmimin 350 euro në natë për 4-5 persona.
Në Bogë, Ferizaj, Prevallë, NovoBërdë etj., çmimet kanë pësuar rritje enorme prej 70, 90, 130 e deri në 210 euro për natë.
𝐏ë𝐫 𝐭ë 𝐦𝐨𝐬 𝐝𝐚𝐥 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐭𝐫𝐚𝐠𝐣𝐢𝐤 𝐧𝐣ë 𝐯𝐢𝐥𝐥ë 𝐧ë 𝐩𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐭𝐨𝐧ë 𝐧𝐣ë𝐡𝐞𝐫ë 𝐩ë𝐫 ç𝐦𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐩ë𝐫 𝐧𝐚𝐭ë (𝐝𝐢𝐤𝐮) 𝐧𝐚 𝐮 𝐝𝐡𝐚 𝟓𝟎𝟎 𝐞𝐮𝐫𝐨 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐩ë𝐫𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚�� 𝐝𝐞𝐭𝐚𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐜𝐢𝐚𝐥 𝐬𝐮𝐢𝐭ë𝐬 𝐦𝐞 𝐛𝐚𝐳ë𝐧 𝐞 𝐪ë𝐬𝐢 𝐬𝐡ë𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞 𝐭𝐣𝐞𝐫𝐚, 𝐤𝐮𝐫𝐬𝐞 𝐧ë 𝐡𝐨𝐭𝐞𝐥 𝐭𝐡𝐚 𝟐𝟓𝟎 𝐞𝐮𝐫𝐨 𝐧𝐚𝐭𝐚 𝐩ë𝐫 𝟐 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐣ë 𝐬𝐡𝐭𝐫𝐚𝐭 𝐩ë𝐫 𝐧𝐣ë 𝐟ë𝐦𝐢𝐣ë.
Ky trendi duhet ti vihet një kontroll. Dhe besoj se ministria përkatëse, më konkretisht shteti duhet ndërhyrë për të balancuar çmimet njëkohësisht për shkakun se vazhdimi i këtillë i kursit të këtyre çmimeve, turistët vetëm sa do të përzë nga vendi duke bërë që rrjedhimisht edhe buxheti i vendit të bien dukshëm.
Humbja e turizmit nuk ndikon vetëm te rënia e buxhetit, porse ai ka impakt të madh edhe në promovimin e vendit, kulturës dhe traditës sonë, e që republika e Kosovës sot më shumë se kurrë ka nevojë që të tërheq vizitorë të shumtë duke bërë që ata si pikë e parë të vizitojnë vendin tonë, dhe më pastaj ata do të njihen me bukuritë që sjell republika jonë.
Një miku im tregonte një ditë kur kishte telefonuar një hotel me 5 yje në Durrës, hotel i madh dhe me kushte të mira, se hoteli kishte ofruar një ofertë mujore duke i dhënë çmimin për natë nga 170 euro, në 75 euro, çmim ky jashtë sezonal.
Dhe përderisa unë shtyhesha pak në çmim, po i them shtrenjtë dhe si ka mundësi më lirë paksa, pasi jemi dy familje që po vijmë atje, vazhdonte miku.
Ai u përgjigj: “ore ju në Kosovë në mal një dhomë nuk keni çmime më lirë se 100 euro, kurse në deti me kushte all incluzive kërkoni çmime më të lira”.
End of conversation.
Besoj se shteti duhet së paku ti lëshon një sy kësaj pjese që si duket si në të gjitha sferat tjera, është krijuar katrahurë edhe në këtë sektor.
E di që tashmë po futemi në sezonin e zgjedhjeve, nga ku asfalti do të jetë 𝐓𝐎𝐏 𝐓𝐄𝐌𝐀, por mos të harrojmë se zhvillimi i turizmit do të mund të konsiderohej me të ardhurat në numrin rendor të dytë me radhë, pas remitencave të mërgimtarëve.
PS: foto sa për ilsutrim Halkidiki, Greqi 6 ditë në hotelet me 4 yje 249 euro.
…𝐯𝐞𝐭ë𝐦 𝟐𝟒𝟗 𝐞𝐮𝐫𝐨!
____
ESH
____________
publikime.com