• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Planifikimi për rritjen e BE-së për BB6

ByEmrush

Apr 29, 2024

Vazhdon të jetë e pashpjegueshme duke mos bërë të ditura politikat Evropiane që ndjeken në raport me Serbinë.

Për më shumë se 30 vite Serbia ndjek një politikë kundërshtuese kundrejt Evropës dhe një politikë shumë agresive kundrejt fqinjëve të saj, me theks të veçantë kundër Kosovës.

Serbia po ashtu është rreshtuar kundër politikave perëndimore duke kaluar haptas në anën e Rusisë sa i përket ndarjes së blloqeve në luftën e Ukrainës.

Pra, duke kundërshtuar çdo iniciativë që Amerika dhe Evropa marrin kundër Rusisë përfshirë sanksionet.

Serbia ditë e përtej përgatitet për luftë me fqinjët e saj, ajo kishte filluar një agresion kundër Republikës së Kosovës, e krejt duke kaluar pa asnjë ndëshkim.

Sipër kësaj ajo vazhdon të shpërblehet, edhe pse është tejet agresive kundrejt një fqinjësie të mirë që është edhe kusht për integrim në BE dhe NATO.

WB6 (wester ballkans 6 chamber investment forum) Bashkimi Evropian planifikon që të ndajë mjete financiare duke mbështetur shtetet e rajonit në zhvillimin e tyre kundrejt standardeve të kërkuara Evropiane.

Por nuk besoj që dikush mund të zbërthejë se si një shtet satelit rus që kërcënon fqinjët e saj dhe BE-në me luftë merr 1.6 miliardë euro?

Shtetet e rajonit duhet të kundërshtojnë këtë, duke kërkuar rishikimin e pakos financiare të BE-së, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia duhet të jenë më të zëshme, duke kërkuar që të sanksionohet Serbia, jo të shpërblehet.

Rusia dhe udhëheqësi i saj Putini duhet të shërbejë si shembulli kryesor pse nuk duhet të shpërblehen kurrë autokratët imperialistë.

“Serbia ka luajtur një rol të mirë në raportet në mes shteteve të rajonit, duke potencuar raportin bashkëpunues në iniciativën “Open Ballkan” thonë autoritetet në BE.

Praktikisht, Shqipëria kishte ndihmuar Serbinë në rrugën e saj si pjesë e “Open Ballkan”, duke qenë të pa informuar dhe duke mos pasur mençuri të lexojnë politikat serbe se në fund do të jenë serbët ata që do përfituan nga kjo iniciativë e quajtur “Open Ballkan”.

Serbia merr mbështetje financiare po thuajse sa dy shtetet shqiptare në Ballkan, Kosova dhe Shqipëria.

Serbia vazhdon të jetë rreziku ynë i vazhdueshëm, dhe BE-ja vazhdon ta mbështesë me mjete financiare të mëdha.

Kosovës po i bëhet me dije që Serbia nuk do të ndëshkohet për agresionin terrorist kundër shtetit tonë, kështu që autoritet e republikës duhet të zhveshën nga ndjekja e kursit politik Evropian…

Thjeshtë dhe plotësisht, Kosova duhet të inkorporoj dhe sinkronizoj në tërësi politikat e saj me Amerikën, asgjë më shumë!

__

ESH

___________

publikime.com

By Emrush