• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Lajmet që nuk jepen

ByEmrush

Apr 2, 2024

Kjo forma hipokrite që po sillet vërdallë nga autoriteti më shumë, por edhe një pjesë me optimiste e qytetarëve se në këtë vend vetëm po kritikohet dhe se lajmet e mira nuk po shpërfaqen, duke akuzuar secilën palë të përfshirë, portalet, ata që merren me shkrime, analistë etj., se nuk po i nxjerrin lajmet e mira për publikun, kjo më shumë duket të jetë një klishe se sa që me të vërtetë kërkohet sinqerisht.

Sipas kësaj retorike duhet me i nxjerr lajmet e mira për të vërtetuar kinse ky vend po ndryshon për të mirë, e po përparon.

Në fakt duhet të jetë e kundërta, qytetarët nuk kanë nevojë ndryshimet e mira me i pa, e as nuk ke nevojë me ju prezantua e reklamua.

QYTETARËT NDRYSHIMET E TË MIRAT DUHET ME I NDJE…

Pra!

Se a ka ndryshuar për të mirë apo jo duhet ndjerë, e jo parë, sepse ne nuk po jetojmë që të fasadojmë dhe të zbukurojmë jetën tonë me propagandë, por po dëshirojmë të jetojmë duke përjetuar zhvillimin e vendit. Duke u ndjerë të barabartë me kushtet që shtetet evropiane ju ofrojnë qytetarëve të saj.

Të jetojmë me një fjalë si qytetarë të rëndomtë Evropian, ku qytetarët ndjehen të dinjitetshëm e ku faktori i të qenurit njeri është prioriteti kryesor!

Tek e fundit asgjë s’po bëjnë me paratë e tyre!

Rroftë djersa e mundi i qytetarëve.

Poshtë djersa dhe mundi i qytetarëve…

Ani lajmet që nuk jepen, ev-ev!

HEJ! Neja o knej!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush