Një kohë të gjatë ishte rrëfyer një rast që kishte prekur një qytet të tërë, rrethin e familjen kishte bërë që njerëzit të vënin gishtin mbi në kokë dhe të përjetonin netët pa gjumë duke menduar të ikin nga vendi apo të qëndrojnë stoik përball vështirësive jetësore që përballën qytetarët e vendit për ditë të lume.
Kështu të ënjtur në fytyrë, të kalitur në mendje, po prisnin 1 janarin e vitit 2024, data kur tregonte se qytetarët mund të lëviznin të lirë për në Evropë.
Profesoresha, juristja e denjë. Një femër e respektuar e familjare, po përjetonte kohë pas kohe dhimbje në trupin e saj, një ditë vendosi të shkoj së bashku me bashkëshortin e saj të kryenin një kontroll te mjeku.
Pas disa analizave, kontrolleve të detajuara ajo diagnostikohet me sëmundjen Karcinoma kondrosarkoma, dhe trajtimi i mëtutjeshëm i saj pamundësohej ne vend.
Sëmundja tinëzare ishte shtrirë në shpatullat e saj, dhe tani me duket që gjithçka ishte futur në rrethin e ditëve që pakësoheshin nga jeta një nga një.
Familja detyrohen të ndahet për nevoja shëndetësore, të detyruar normalisht.
Me vete merr djalin 14 vjeç dhe niset për Francë. Burri i saj, një zejtar i vyeshëm, një njeri modest, i afërt dhe shumë familjar. Me një shtëpi të trashëguar nga babai po rriste fëmijët e tij me të ardhurat që i vinin nga dyqani.
Ky mbetet në Kosovë me 2 vajzat, njëra 9 vjeçe e tjetra 5 vjeçe.
Për 8 muaj me radhë vajzave ju fshihej e vërteta, edhe pse babai dhe gruaja e dinin se po ecnin drejt fundit.
Në fund arritën, dhe arritën të ndarë.
As në momentet tragjike të kurorëzuar për më shumë se 15 vite nuk ishin së bashku.
Ndarja erdhi përmes dhimbjes së madhe.
Gruaja iku në amshim, burri ngeli me djalin dhe dy vajzat.
Vëllai i këtij që humbi gruan, erdhi në Kosovë për ti qëndruar pranë vëllait të madh.
Duke i treguar peripecitë e tij që sa kishte mundur të përkujdesej për gurajën, në fund i tha: kur përfunduan të gjitha procedurat e spitalit, në dalje të tij mjeku që kishte pasur nën përkujdesje me dha një letër, shtoi vëllai, derisa po dëneste duke treguar ngjarjen!
Deri në shtëpi nuk e hapa i tha vëllai.
Tani e hapim të dytë.
Aty ishin shkruar të gjithë diagnozat dhe trajtimi ditor i gruas.
Vlera e shpenzimeve për trajtimin e sëmundjes së gruas kishin arritur 1 milion e 230 mijë euro.
Epilogu:
Atëherë!
Ne duhet të rreshtim së foluri e duke trumbetuar se njerëzit po ikin për shkakun e të ardhurave të pagesës së vogël….
Ne duhet të ndalojmë hipokrizinë për të fajësuar të tjerët se përse po ikin njerëzit nga vendi.
Njerëzit po ikin se nuk kanë sigurim shëndetësor.
Një sëmundje e këtillë e ardhur përmes fatit të keq, të falimenton mundin e trashëguar që nga katragjyshi, gjyshi, babai edhe mundin tënd.
Fat të këtillë secili nga mund ta kishim, e mund ta kemi edhe në të ardhmen, askush nuk e njeh të ardhmen…
Pra!
Sigurimi shëndetësor, a jemi dakord se pajtohemi për çfarë flasim?!
Nëse s’ po gaboj qeveria e kishte pasur një ndër katër prioritet bërjen e sigurimit shëndetësor për qytetarët e Republikës së Kosovës!
Edhe a u bë?!
____
ESH
____________
publikime.com
[PS: ditët në vazhdim disa argumente tjera se çfarë i detyron shqiptarët të lëshojnë vendin. Stay tuned…]