Praktikisht është krijuar një situatë nonsens dhe plotësisht e pakuptueshme se si përdoren figurat që kalojnë kontributet partiake duke u bërë sinonim për të ardhmen e vendit dhe kombit brez pas brezi.
Në njërën anë partitë politike vazhdojnë të etiketojnë liderët, kontribuuesit e anëtarët e tyre si figura që janë politike, me theks të veçantë se ata ishin anëtarë dhe aktivist politik të një subjekti të caktuar politik (partie).
Dhe më pastaj, mëtojnë që të monopolizojnë ato figura qofshin ato edhe nëse kanë kontribuar për çështjen kombëtare, në raste të veçantë flijim për lirinë dhe mëvetësinë e atdheut.
Cili do autoritet që do të mundohej të manifestonte ditët e veçanta të tyre duke organizuar tryeza shkencore, data të shënuara historike, manifestime përkujtimore, organizime letrare, marshe të ndryshme e deri të ngritja e shtatoreve e shënimeve vjetore duke përkujtuar ata në muajt dhe datat kur kanë ditët e tyre të veçanta, si ditëlindjet, ditët e vdekjes e kështu me radhë, do të shpalleshin jo kompetent e për rrjedhojë do të sulmohen në mënyra të ndryshme duke bërë thirrje edhe publike, debate, TV, portale e takime të ndryshme se “filan fisteku” i përkiste kësaj apo asaj partie!
Por, krejt pas kësaj, bëjnë lajka me tentativa boshe duke thënë se ai nuk i përkiste vetëm një subjekti politik, por kishte përmasa kombëtare!
Nëse autoriteti përkujton ditët duke nderuar figurat që ishin dhe do të cilësohen sa të jetë ekzistenca e kësaj republike si figura kombëtare, imbecil të ndryshëm akoma do vazhdojnë të krrokatin se ai ishte figurë e ardhur nga kjo parti apo ajo parti politike.
Bilës, në disa raste që mos me qenë krejt konkret, subjektet politike nga vinin këto figura të rëndësishme në historinë shtet formuese dhe kombëtare të Republikës së Kosovës, shumë më mirë janë nderuar dhe trajtuar se në kohërat kur vet ato subjekte politike ishin në pushtet.
Në shumë raste besa, është krijuar përshtypje se po shfaqen lotët e krokodilit nga individ dhe përfaqësues të caktuar të subjekteve politike.
____
ESH
____________
publikime.com