• Tue. Dec 3rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Fundi i valutës serbe në Kosovë

ByEmrush

Jan 19, 2024

Dinjiteti financiar po kthehet në republikën e Kosovës duke bërë në mënyrë definitive vdekjen e Serbisë dhe institucioneve financiare të saja brenda republikës së Kosovës.

Tregu financiar që mbulohet përmes valutave e që kjo mbulohet nga banka gjermane duke emetuar monedhën e vetme si të vetmen valutë për pagesa në republikën e Kosovës, do të jetë vetëm EURO.

Kjo do të ketë efekte shumë dimensionale, por ndër më të theksuarat do të jetë dobësimi i dinarit serb dhe rritjes së inflacionit në ketë shtet, kjo thuajse do të ketë ndikim në përgjithësi kundrejt tregjeve evropiane, e me theks të veçantë në Ballkan.

Më shumë se 185 milion euro paskan qenë pagesat për punëtoret serb, pensionet, transportet etj. (60 mijë veta), që janë paguar nga Serbia, dhe mbi 450 milion euro mallra serbe në Kosovë, av av!

Nëse do të llogarisnim si një prej veprimeve më të mençura në mesin e shumë prej tyre në ndërtimin e shtetësisë sonë, padyshim që futja e valutës dhe përdorimi i saj në tregun e Kosovës do të konsiderohet si një ndër veprimet inteligjente dhe profesionale.

Hiç kësaj, paksa do duhej dhënë mundësi bitcoinit dhe frankës zvicerane!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush