• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Zurichu dhe festat e fund vitit

ByEmrush

Dec 23, 2023

Të përjetosh fundin e vitit në Zurich, e posaçërisht të qëllosh në festat e fund vitit që fillojnë nga 16 dhjetori për të vazhduar me “Weihnacht” që në shqip njihet si nata e shenjtë, e duke përfunduar me ndërrimin e mot moteve, pra pritjen e vitit të ri, do të mbetesh tejet i ngazëllyer.

Gjithçka dhe gjithkund ka ndjesi festive. Qytetet e fshatrat, vendbanimet, e qendrat tregtare stilizohen me materiale dekorative dhe drita të shumta dhe të llojllojshme.

Zbukurimet e shesheve e qendrave të qyteteve behën duke u bazuar në atë çfarë ndjen njeriu nga brendësia shpirtërore, duke bërë që brengat, problemet, peripecitë ti përmbyll në fund të vitit në mënyrë gazmore i hareshëm dhe plotësisht me atmosferë festive.

Pra, nuk behët dekorimi vetëm pse duhet të behët! Disi dekorimet te ne vazhdojnë të behën sa për të kryer një “obligim”, sepse asnjë lloj ndjesie nuk të japin edhe pse shpenzohen taksa të qytetareve krejt pa asnjë kontroll.

Këtu vazhdon dekorimi i qyteteve pa asnjë planifikim e projekt. Dekorimet bëhen pa pyetur asnjë profesionist, njerëzit që njohin nga afër zbukurimet e shesheve dhe qyteteve duke pasur parasysh ngjarjen e festave.

Sepse festa nga festë dallon, po nejse, si me thënë aq dimë aq ofrojmë ndjesi festive për qytetarët!

Është fat i mirë dhe një zhvillim tejet i veçantë që në 2024 po bëhet realizimi i vizave, kur njerëzit do të mund të dalin dhe të shohin nga afër zbukurimet e qyteteve Evropiane, e posaçërisht ata që do ta vizitojnë Zurihun nuk do ta harrojnë kurrë ndjesinë dhe aromën festive të festave të fund-vitit.

Le të dalin njerëzit, e unë special i kisha motivuar politikanët e udhëheqësit e dikastereve të institucioneve të republikës, që le të udhëtojnë dhe lë të shohin nga afër si festohen festat e fundit vitit nëpër qytete të ndryshme të Evropës?

Sepse këtu festat kanë humbur kuptimin, dhe se kur mendojmë se po ofrohet një festë, ne llogarisim një ditë pushim, dhe një mundësi për më ja bashkëngjit një ditë tjetër asaj të pushimit!

Pra, do të duhet të dalin njerëzit lë të udhëtojnë dhe lë të shohin, sepse në momentin kur janë pranë këtyre zhvillimeve kulturore e perëndimore, e vërejnë se jo gjithçka sjellët rreth Kosovës!

Shumë prej tyre as kanë idenë se nga i bie Kosova bile!

Gëzuar festat atëherë!

Le të festojmë atë çfarë ndjejmë!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush