Shënimet tregojnë se Gjermania në vitin 2023 pësoi humbje ekonomike mbi 43 miliard euro.
Ndërmarrjet, korporatat dhe kompanitë private njoftuar se kishin rënie në të hyra dhe në ofertë edhe pse kërkesa ishte tejet e madhe.
Statistikat zyrtare raportuan se ndërmarrjet dhe kompanitë private pësuan humbje prej 43 miliard euro për shkakun e fuqisë punëtore.
Pra, kjo i bien se sikur Gjermanet të kishin punëtorë, kompanitë atje do të arrinin të gjeneronin edhe 43 miliard euro të hyra, nga e cila do të rritej fuqia ekonomike e Gjermanisë, dhe impakti ekonomik i vendit do të ishte shumë mbresëlënës.
Tash kemi parasysh se si gjermanët, francezët, skandinavët do të rrisin gjuetinë nëpër Ballkan për fuqi punëtore, e kjo duket që kryesisht do të afekton Kosovën.
Edhe pse sipas statistikave në vitin 2023 migruan mbi 40 mijë persona nga Kosova drejt Gjermanisë, për shkakun se lëvizja e lirë do të jetë një adut shtesë që me lehtë do të qasemi në shtetet evropiane e respektivisht në tregun e punës atje.
Nëse deri krejt para kohe gjermanët nuk të njihnin diplomën, nuk të njihnin provimet, nuk të njihnin certifikatat e ndryshme profesionale.
Sot po kërkojnë vetëm një nivel të ulët të gjuhës e cila siguron që ai që shkon për punë në gjermani të ketë njohuritë bazike të gjuhës, normalisht pa gjuhë nuk ke edhe si të sistemohesh dhe integrohesh!
Edhe ambasadori gjerman në Kosovë tha se ne duhet të shohim interesin e ndërsjellë ndërmjet vendeve tona, gjë që tregon se gjermanët janë të interesuar shumë që të përfiton edhe Kosova në tërë këtë migrim masiv, e jo vetëm njëra palë, në këtë rast Gjermani.
Çfarë bëjmë ne?
Në vazhdojmë të nisim katër korsitë për autoudhë, bile shpesh edhe pa përfunduar ato që ishin nisur para shumë viteve.
Proklamojmë rritje ekonomike, ne letra blanko normalisht se në realitet këto gjëra nuk ndodhin.
Ne vazhdojmë të premtojmë ndërtimin e çerdheve!?
Ne vazhdojmë të premtojmë ndërtimin e unazave e rrugëve qarkore, se realizimi i tyre as në ëndërr nuk bëhet!
Ne vazhdojmë të mbajmë në vendet kyqe të institucioneve të vendit përfshire ministri, drejtori, ndërmarrje publike, universitete, agjenci të ndryshme njerëz që janë dëshmuar për mos profesionalizmin e tyre. Në shumë raste edhe kane bllokuar dhe bllokojnë përparimin e proceseve zhvillimore në vend.
Ne vazhdojmë të zgjerojmë aktivitetin social duke shpërndarë ndihma si santa klaus.
Ne vazhdojmë
Plotësisht mund të konkludojmë se jemi popullatë e hiper politizuar edhe atë skajshmërisht!?
Neve akoma mashtrohemi me veprime populiste, dhe imagjinoni ne akoma vazhdojmë të joshemi me vetëm premtime, çka unë personalisht pata menduar që këtë brez që mashtrohen përmes premtimeve ka kaluar veçse, dhe i përket të kaluarës tashmë!?
Por jo, ja!
Në vend që të monitorojmë politikat e gabuara që janë aktive, e ti vejmë në praktikë programe tw reja duke ofruar afër vetës ndërmarrës, biznesmen e profesionit të fushave për ti joshur të rinjtë, profesionistët e qytetarët që të mos lëshojnë vendin, në i lavdërohemi njëri tjetrit?
Të varfër e krenar, e tash mendoje si thuhet që se krenaria të lë të varfër!
Kishte me thënë mr Ndrenika se: Skamja e zvogëlon vlerën e fjalës së njeriut të zgjuar!
____
ESH
____________
publikime.com