Imagjinoni!
Në Kosovë jam kritikues i qeverisë dhe pushtetit aktual, jo për shkakun e divergjencave politike kundrejt ndonjë partie, po për inate dhe për shkak të ideologjisë komuniste dhe orientimin e politikave socialiste, trumbetonte një analist në TV një natë në një emision debativ!?
Dhe….
Pak më vonë panelistët e ftuar në studio filluan të rrahin politikën në Shqipëri. I vetmi lider që e ka kuptua nocionin Evropë dhe po mundohet ta orienton Shqipërinë andej, pra kah Evropa, është lideri ER, kryeministri i tanishëm i Shqipërisë.
Pse fiton ai atje, sepse nuk ka opozitë, nuk ka lider që barazohet me të. Një parti demokratike ka qenë, ajo nuk është më, dhe mirë që nuk është, sepse nuk po e donë as Amerika, dhe si rrjedhojë nuk ka as çka i duhet as Shqipërisë, nuk lënte askënd pothuajse të flasin në atë studio opinionisti opozitar.
Epilogu:
Ec i bjeri në fije kësaj kaste opinioniste e politike në këtë vend!
Të këtillë janë pothuajse e tërë garnitura publike në këtë republikën tonë, opinionist, politikan, shkrimtar, opozitar etj.
Të djathtë në Kosovë, të majtë në Shqipëri!?
Tërë jetën i djathtë i zjarrtë që nuk len as me debatua për çështje sociale që mund të jenë në të mirën e qytetarëve, duke pretenduar që ai i përket vetëm të djathtës, asgjë më pak e as më shumë!
Si të kalon kufirin në Morinë drejt Shqipërisë, behët i majtë!
Dhe fillojnë të mbrojnë politikat sociale dhe programin e të majtës që i zbaton në qeverisjen e tij kryeministri dhe lideri socialist në Shqipëri.
Në Kosovë admirues i të djathtës e urrejtës i së majtës!
Në Shqipëri admirues i të majtës e urrejtës i së djathtës.
Të dy orientimet, rrugë pa krye për shqiptarët!
Kaq për orientimin shqiptarë dhe luhatshmërinë e disave?
____
ESH
____________
publikime.com