• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Vuajtjet e djaloshit Verter

ByEmrush

Oct 13, 2023

Gjysma e telasheve vijnë nga një “Po” e parakohshme dhe nga “Jo” e vonuar thoshte Billings shkrimtari dhe lektori amerikan qysh në vitin 1818. Edhe pse duket që kjo e thënë kishte ardhur herët, shumë herët mund të konstatojmë se sot si asnjëherë më parë vazhdon të nxënë vendin në praktikat dhe kriteret e shqiptarëve.

Nejse!

Çfarë po dëshirojmë të themi është se:

  1. Nëse ke arritur ti ndihmosh dhe të ju kishe gjendur në një situatë të vështirë Zviceranit, çfarëdo qoftë ajo ekonomike, sociale, shoqërore, ndonjë rrezik kur ka pas, është përjetësisht mirënjohës dhe nuk të harron kurrë, kur ti vijë mundësia do ta kthej herë do kur në mënyra të ndryshme.

2. Nëse ke arritur të ishe pranë një gjermani në cilën do kohë që ai kishte nevojë për dikë, e për rrjedhojë ndihma juaj ka qenë shpëtim nga ajo gjendje të cilën ishte katandisur ai si: luftë, humbje e familjes, mungesë ushqimi, gjendje ekonomike e mungesë parasë, shoqërim në kohën kur mundej të kishte qenë në krizë emocionale e pisiqike, është përjetësisht mirënjohës dhe nuk ta harron kurrë, kur ti vijë mundësia do ta kthej herë do kur në mënyra të ndryshme.

3. Sot e 80 vite me parë nëse e ke ndihmuar një jahudi, nëse ju ke gjetur në kohën e holokaustit e shfarosje së tyre nga nazistët, ata të shpërblejnë dhe nuk ta harrojnë kurrë.

            Por le që ty nuk ta harrojnë, e ta kthejnë të mirën me të mire, por ata janë    

            mirënjohjes edhe familjes suaj, qytetit tuaj, rajonit tuaj shtetit tuaj.

            Ai do të jetë mirënjohës dhe kur ti vijë mundësia do ta kthej herë do kur në mënyra të

            ndryshme…

Si me thënë më plotësoi një miku im sa isha duke treguar storien e mirënjohës kundrejt popujve, dhe të mirën e bërë ti gjuaje në det se në një formë a tjetër do të kthehet.

Ore: “me duhet të plotësoj pak” vazhdoi miku…

“Ushqeje një qen për 3 ditë, 10 vite të tjera sa do të jeton nuk do të harron”.

Gjysmën e jetës ndihmoje një shqiptar, në fund asgjë nuk ke bërë, i pavlerë je.

Shtroje qafen dhe bëhu urë të kalojnë miqtë përmes teje për tu avancuar, për të krijuar rreth e për të krijuar sukses, në fund pasi doli në maje!

CILI JE TI…

Duket që kjo praktika e mosmirënjohjes është e theksuar te shqiptarët, dhe praktikisht kjo përkon shumë me realitetin tonë mjerues shqiptarë që e kemi!

Mosmirënjohjen!


Mosmirënjohja po nxënë historikisht vend në gjenet tona, gjë që besoj se është shumë është një dobësi tash dhe në të ardhmen po ashtu për një popull!

Mosmirënjohja është përherë një shenjë dobësie. Nuk kam parë kurrë që njerëzit e mençur e mendjendritur të jenë mosmirënjohës tha Gëte, dha normalisht e nevrikosur tej mase për shkakun se nuk e kuptonte arsyen çka e shtyn një njeri të jetë mosmirënjohës teksa ishte shprehur përmes ndjenjave në librin e tij “Vuatjet e djaloshit Verter” që ai e kishte shkruar në vitin 1774, khuu).

Gëte është i bindur që arsyeja nuk shpjegon çdo gjë që ndodh me njeriun e për njeriun, andaj ai mohon kultin e arsyes dhe i përkushtohet ndjenjës, mirësisë, mallit, dashurisë, mirënjohjes, ankthit e dhimbjes.

Duke lexuar “Vuajtjet e djaloshit Verter” ne sikur nxitemi për ta parë të dashurën e Verterit, Sharlotën, si një grua pasive dhe të pafajshme. Butësia dhe sinqeriteti i saj na duken të pakritikueshme dhe veprimet e shumta që ajo kryen, ndihmojnë që në mendjen e lexuesve të krijohet një përshtypje shumë e mirë për të, kurse nw fakt ajo ishte shumë e përfshirë në mëkat, në mos se djaloshi Verter.

Gëte e shpërfaq fatin e individit të ri, individualistit qytetar që kërkon qetësi e lumturi e që rrjedhimisht i bie se e kërkon të pamundurën. Gëte krijon personalitetin e personazhit në atë mënyrë ai të bëhet simbol i gjeneratës së re.

Eiiiii, qenkam zgjatur pak me Gëte-n!

Mirë o mirë….

Po ku mbetëm?

Ah, po, po!

Kush harron të mirën e sotme, ka me përjetuar humbjen të nesërmen!

____
ESH
___________
publikime.com

[PS: Kohëve të fundit një institut nga Toronto ka vërtetuar shkencërisht se njerëzit që lexojnë, jetojnë më gjatë.]

By Emrush