Se servilizmi ka arritur pikën kulminante në këtë vend, akoma është për tu mos u besuar!
Po mire, kjo do të dallonte sikur paria të ishte inteligjenca dhe vartësit si thuhet në Shqipëri i vejnë pas do të ishte e pranueshme deri diku, sepse servilzimi cila do formë qoftë ajo s’ka ndonjë vlerë.
Po.
OK.
Mirëpo të vesh shputave të injorantëve, kjo nuk do asnjë koment, vetëm se me duket që përkon me atë tregimin mbi tigrin dhe gomarin!
E di që e keni lexuar sigurisht, po hajt që po e tregoj edhe njëherë!
Ishin pas takuar Gomari dhe Tigri..
Gomari po i thotë tigrit:
– “Ky bari këtu para nesh është i kaltër, e po e vëren?.”
Tigri u përgjigj:
– “Jo, bari është i gjelbër.”
Diskutimi u ndez dhe të dy vendosën ta paraqesin atë në një arbitrazh dhe për të konkurruan kundër luanit, mbretit të xhunglës.
Pak para se të arrinte në breg të pyllit, ku luani ishte ulur në fronin e tij, gomari filloi të bërtiste:
– “Madhëria juaj, a është e vërtetë që bari është i kaltër?” “.
Luani u përgjigj:
– “Po gomar. Sigurisht, bari është i kaltër.”
Gomari nxitoi dhe vazhdoi:
– “Tigri nuk është dakord me mua dhe më kundërshton dhe më bezdis, të lutem ndëshkoje”.
Atëherë mbreti deklaroi:
– “Tigri do të dënohet me 5 vjet heshtje”.
Gomari u hodh i gëzuar dhe vazhdoi rrugën, i kënaqur dhe duke përsëritur:
– “Bari është i kaltër”…
Tigri e pranoi dënimin e tij, por fillimisht e pyeti luanin:
– “Madhëria juaj, pse më keni dënuar?” , në fund të fundit, bari është i gjelbër jo kaltër.”
Luani u përgjigj:
– “Bari është me të vërtetë jeshil.”
Tigri pyeti:
– “Atëherë pse po më ndëshkon?” “.
Luani u përgjigj:
– “Kjo nuk ka të bëjë me pyetjen nëse bari është i kaltër apo jeshil. Ndëshkimi është sepse nuk është e mundur që një krijesë e guximshme dhe inteligjente si ju të humbasë kohë duke debatuar me një gomar, dhe në krye të kësaj vjen për t’u shqetësuar.
*********************
Pra!
E keqja më e madhe është humbja e kohës, shoqërimi dhe debati me injorantin, servilin, mashtruesin e fanatikun, dhe nëse këtë nuk ke arritur ta hetosh me kohë të arsyetohet, por nëse e ke ditur dhe ke vazhduar praninë tënde afër tyre, është e pafalshme. Sepse atij nuk i intereson e vërteta apo realiteti, por vetëm fitorja e besimeve, shpërdorimi i tyre në interesin individual.
Ka njerëz që për shumë prova dhe prova që u paraqesim, nuk janë në aftësinë për të kuptuar, dhe të tjerët janë të verbuar nga egoja, urrejtja dhe inati, sepse mendjen e kanë te arritja e cakut përmes qafës suaj, dhe gjithçka që duan është të kenë të drejtë edhe nëse nuk kanë.
Nëse servilizmi shfaqet në horizont, profesionalizmi zhduket.
Apo…
Kur injoranca bërtet, inteligjenca hesht.
Duket që kjo shoqëri po ecën drejt mashtrimit dhe individualizmit!
____
ESH
____________
publikime.com