Para disa viteve na kishte rastisur me disa miq të jemi në Stamboll të Turqisë. Së bashku me disa afaristë nga Oda ekonomike kishim shkuar atje për qëllime afariste që të njohim nga afër ofertat që tregu prodhues Turk ofron për pjesën tjetër të botës.
Nga shumë takime që kishim dal në relaksim paksa. Kaluam përmes Grand Bazaar (qysh e thirrshin vendasit Kapalı çarşi) e ne ishim nisur drejt Taksim Square, një tjetër shesh që po ashtu ishte tejet i vizituar nga qytetar anë e mbanë bota po thuajse, dhe ora po regjistronte 2:15 të natës.
Nejse!
Hapësira gumëzhinte nga njerëzit Kapali çarshi, të dukej se ishte në ora 2 e ditës. Aq shumë produkte ofronte kjo hapësirë tregtare, sa që në vete mendonte njeriu se, i tërë malli i botës qenka këtu. Një miku ynë që kishte ecur nëpër shumë vise të botës, dhe kishte njohur dhe parë nga afër rajone dhe fabrika prodhuese të ndryshme nëpër botë, po na kthehet dha na thotë neve:
“Shikoni! Po deshëm të bëhemi të pasur, duhet gjet një mundësi se si ti joshës këta njerëz të paguajnë nga 0.10 cent për diçka që ti mundesh me ju ofruar”.
Për ata njerëz që vraponin në të majtë dhe të djathtë nuk do të ishte shumë e madhe e as ndonjë ngarkesë financiare, mirëpo për ty do të thoshte rritje perfekte sa i përket financave dhe të mirave materiale”.
Nejse edhe kjo!
Shqiptarët vazhdojnë të akumulojnë para nëpër banka, kjo mënyrë cilësohet si investime të thata që nuk sjellin profit dhe nuk rrisin mirëqenien ekonomike dhe sociale si tërësi në një vend.
Mbi 161.6 miliard Euro është rritja e depozitave të klientëve në bankat komerciale njofton Banka Qendrore e Kosovës, institucioni më kredibil dhe kompetent për të dhënë informacione të këtilla.
Kjo ka quar në rritjen e depozitave 5.83 miliard euro ose thënë ndryshe më shumë se vitin paraprak 3.88 miliard euro.
Dhe çka është akoma më interesant se mbi 25% e këtyre mjeteve janë depozita të afatizuara, që i bien se njerëzit kanë hequr dorë nga paratë e tyre, dhe i lëshojnë me qira, duke i afatizuar kundrejt një shumë të vogël, kur dihet se për depozita bankat tona nuk ofrojnë shumë kushte të favorshme (diku 2.2 % normë interesi).
Mbi 66.5% e këtyre depozitave vazhdon të dominojnë ekonomitë familjare. Kjo tregon se shqiptarët janë popull i pasur, kishte me thënë dikush, por shtetin vazhdojmë ta kemi të varfër, e jo të varfër në para dhe financa, por të varfër në ide, në profesionist, në ndryshim e aksion.
Shteti vazhdon të shoh financat e akumuluara si vlera që nuk ka idenë se si të veproj me to.
Dhe se duhet ndryshim politikash që pjesëmarrja në investime e qytetarëve të bëhet përmes bankave, kompanive të sigurimeve, aksioneve tregtare, blerje e bonove financiare, pse jo pjesë aktive ndërtimore, investime kapitale, agrobujqësi dhe kështu me radhë.
Qysh ke storia në fillim?
Si me i bë disa politika financiare atraktive që të joshen këta të depozitave në investime, e sidomos kjo pjesa e këtyre që depozitojnë në afatizime.
Si ishte ajo thënia: nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur. Kjo duket që nuk qëndron më!
Nuk jemi të varfër, para kemi, por nuk dimë të menaxhojmë 😉