Interesant se në momentin që zbulohen keqpërdorimet e taksave të qytetareve që kishin ndodhur ndër vite dhe përfitimi i tyre për interesa individuale, tërë makineria propagandistike aktivizohet për të treguar se kush ku ishte dhe çfarë kishte bërë!?
Fillon odesajada me u rrëfye mbi të kaluarën, vetëm e vetëm për të arsyetuar vjedhjet që i kanë bërë, për asgjë më shumë…
Sot, në një formë a tjetër të gjithë po dalin patriotë, atdhetarë, kontribut dhënës ndaj shtetit në etapa të ndryshme, vetëm se po të mos publikoheshin tani në këtë kohë dhe ndalte ministria respektivisht qeveria këto keqpërdorime të këtyre njerëzve, ne kurrë nuk kishim arritur me kuptuar se si një libër ishte paguar 30 euro, një ari tokë 3.5 euro, një urë 4 metra 5 milion euro, një pickup veturë e vogël 900 mije euro!?
Pra, sido që të jetë media ka rolin pozitiv në këtë mes, pavarësisht që shpesh herë nuk shikohen të dy anët e medaljes nga mediat.
Nejse!
Kur dëgjon njeriu TV-të e analistët, kur lexon portalet e shkrime të ndryshme profesionistësh kinse, të lënë me kuptuar se Kosova dhe vendi ynë paska pas funksionuar perfekt, bile aq elozhe thurën për të kaluarën sa që të bën të dyshosh se pse gjithë ata njerëz u sakrifikuan në rrugën drejt çlirimit të vendit nga kthetrat serbe!
Por, nuk duhet hedh pluhur syve tanë dhe me vazhduar me storje që as vet nganjëherë nuk i besojnë, sepse një pjesë e madhe e njerëzve ishin pjesë e këtij vendi dhe zhvillimeve që kishin ndodhur nëpër faza, si para luftës si gjatë luftës po ashtu edhe pas luftës!
Për më shumë se 23-26 muaj mësuesit nuk ishin paguar në kohën e zhvillimit të mësimit paralel nga institucionet që ishin munduar të organizonin para luftës disa subjekte politike.
Mësimi bëhej nëpër shtëpi e diku-diku në ndonjë lokal, garazh e ku mundej!?
Kushte zero për mësim, material për tu furnizuar për nxënësit e studentët shumë vështirë, si dhe motivimi i rënë për tokë i një mësuesi për shkakun e vetëm social, ku nuk mundej të dërgonte ushqim në familjen e tij pas tërë angazhimit të tij edhe shoqëror edhe politik.
Mirë dikush kishte fituar, sidomos pjesa që merrej me politikë..
Çfarë u bë, filluan njerëzit të ikin, dhe eksodi i madh drejt perëndimit kishte marr hovin e madh.
Megjithëqë dikush ka dëshirë ti përvetësoje çdo meritë dhe e mirë që kanë ndodh në këtë republikë, të përkujtojmë se deri para dy muajve as stazhin e përvojës po këtyre mësueseve që kanë punuar në kohët më të vështira nuk ju kishin njohur. Kjo u arrit 24 vite pas çlirimit
Unë s’di qysh munden me u krekos dhe me u mburrë me këtë të kaluar disa, që mbi 20 vjet qeverisje as nuk i kanë respektuar e as nuk i kanë shpërblye për mundin dhe sakrificën në mbajtjen gjallë të frymës institucionale.
Më gjithë që 3 përqindëshi mblidhej, mirëpo ai nuk shpërndahej…
E ne sot, thurim lavde vetit e kompanive që falë tenderëve e djersës së qytetareve për të paguar taksën edhe me kafshatën e gojës u pasuruan deri në atë masë sa që kanë krijuar perandori, sa që disa prej tyre edhe me shtetin po shtyhen!?
Mirë!
Është interesant fakti, se pasi po ankohen dhe po lavdërohen aq shumë se si kanë vepruar dhe në çfarë kushte kanë punuar dhe kontribuar, shtrohet pyetja vetvetiu, pse nuk bëhen afarist të mirë dhe me thënë qe po i bëjmë krejt falas librat për nxënësit, pasi po ju dhimbsen aq shumë fëmijët tanë këtyre.
Ka një logjikë për të kthyer kontributin falas për një vit…
Për 23 vjet janë fituar pasuri të majme me shtypjet e librave për nxënës, përfitimi i tenderëve aq kishte pasur konkurrencë, atëherë besoj se llogaria ju del një vit me ju bë gratis fëmijëve, pse jo!?
Por le këtë!?
Dikush e përmendi se disa profesor me nam që po na sillen vërdallë neper TV-të tona, paskan doktoruar dhe janë bërë akademik duke punuar në ndryshimet dhe shtypjen e materialeve shkollore për nxënësit!?
Praktikisht ndërroj një tre-katër faqe, dhe libri behët i papërdorshëm për gjeneratën që vjen pas, duhet shtypur libri i ri.
Mirë, bre mirë!?
Një miku ynë para luftës, ishte kurioz shumë në çdo gjë që dilte risi, sidomos kjo pjesa e teknologjisë. I dëgjonte njerëzit në biseda tek tregonin se si teknologjia është avancuar e si njeri tregonte se ma dal një pajisje qe të detekton lëvizjet, të identifikon të gjuan dhe të asgjëson në fund, ishte fjala për disa mjete blinduese dhe helikopter, ai hiq fort nuk magjepsej, dhe nuk ju dukej shumë interesant kjo pjesë?
“Mirë, mirë thoshte ai: po qajo pajisja që e ka ndreq këtë tankun dhe helikopterin çfarë pajisje është?”
E kuptuam pothuajse në tërësi edhe ne vjedhjen e hajninë që kishte ngjarë në këtë vend…
Vetëm se kureshtja është, kush e bëri!
____
ESH
____________
publikime.com