Seç i bien shpesh të kujtohet ajo thënia e Avniut kur thoshte se: “Na detyrojnë ti fitojmë të drejtat me pushkë, e pastaj ankohen përse kërcet pushka!
Kërkohet sundim i ligjit në tërë territorin e republikës së rrjedhojë e përmbushjes së detyrimeve të standardeve Evropiane. Të akuzojnë përmes raporteve të ndryshme të organizatave ndërkombëtare për mungesë të ligjit, mungesë të sigurisë, mungesë të kontrollit të kufijve e territorit.
Të inkurajojnë të mbash zgjedhjet, të njohin rezultatet, dhe bëjnë thirrje për respektimin e të zgjedhurve që janë dal nga zgjedhjet demokratike.
Ti fillon me respektua ligjin sipas parimeve që ata i kërkojnë!
I ke në shpinë pastaj tërë bashkësinë ndërkombëtare, pse ashtu pse kështu, nuk duhej kështu, nuk duhej ashtu?
Fillon kundërshtimi me forcë dhe dhunë i serbëve kundrejt institucioneve të republikës, ti dërgon forca shtesë atje, sepse ndërkombëtarët thonë qeveria dhe shteti i Kosovës duhet të jetë i njëjtë për të gjithë qytetarët e saj.
Protesta të dhunshme, situata eskalon. Protestuesit sulmojnë forcat paqeruajtëse. Mbi 50 ushtar të NATO-s lëndohen rëndë.
Komandanti i KFOR-it dënon aktet e dhunës, takon presidentin serb.
Bënë thirrje organeve të drejtësisë që sulmuesit të arrestohen dhe të vihen para drejtësisë. Bile disa protestues të dhunshëm, ushtarët e KFOR-it i kishin arrestuar vet, dhe ju kishin dorëzuar policisë së Kosovës për procedim të mëtutjeshëm!
Zyrtarët më të lartë të BE-së bëjnë thirrje autoriteteve të sigurisë të hetojnë dhe të arrestojnë kriminelët që sulmuan ushtarët e NATO-s….
Policia e shtetit fillon të zbatoj atë pak ligj në veriun e vendit. Arreston njërin prej akterëve dhe organizatorëve kryesor të dhunës së ushtruar nga ushtarëve të KFOR-it.
Arrestohen edhe disa të tjerë që sulmuan gazetarët, kërcënuan qytetarët shqiptar, disa prej tyre i patën sulmuar fizikisht në Mitrovicën e Veriut, e kështu me radhë!
Një botë e tërë në këmbë kundër autoriteteve të Republikës së Kosovës!
Pse me shkua kryetari në komunë?
Pse me vendos flamurin në institucionet e vendit tënd?
Pse me i arrestua kriminelet që sulmuan ushtarët e KFOR-it?
Pse me i arrestua kriminelet që sulmuan gazetarët?
Pse me dërgua forcat e rendit për zbatim të ligjit në veri të vendit?
Pse, pse, pse?
Raportet janë acaruar më bashkësinë ndërkombëtare tani!
E pse?
Pse mëtohet të vendoset rendi dhe ligji në një pjesë që sipas ligjit ndërkombëtar dhe kushtetutës se Kosovës, kjo pjesë i takon vendit tonë?
Nëse ndërkombëtarët e dinë që nuk është pjesë e jona, atëherë le të na thonë, mos t’ju vjen keq?
Nuk është e drejtë që 93% e pjesës tjetër të territorit të ndëshkohemi nga bashkësia ndërkombëtare për një rajon që banorët e asaj pjese nuk pranojnë të jetojnë më shqiptarët, e as nuk lejohen institucionet e vendit të vër kontroll në atë pjesë?
Kjo mund të shpjegohet edhe përmes një proverbi popullor që e kisha dëgjuar herët, shumë herët si i ri tek e përdorshin pleqtë: “Kush të rrehu kadiu, e ku po ankohesh të kadiu”.
S’po kemi as ku me u anku?!
____
ESH
____________
publikime.com
[PS: konotacion për fjalën KADI është “zyrtar ligjor në kohën e sundimit osman, që kryente detyrën e gjykatësit”.]