• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Arma, lufta, atdheu!

ByEmrush

Jun 12, 2023

Një shpjegim interesant nga një miku ynë, që kishte për një mik të tij Amerikan.

Babi im kishte migruar nga 1981 në Amerikë, në NewYork më saktësisht kujton  miku ynë, personazhi i kwtij shkrimi!

Vështirë i përballonim pamjet tmerruese që vinin nga Kosova si pasojë e agresionit pushtues serb, mbi popullatën e pafajshme dhe të pambrojtur shqiptare, që ushtrohej dhunë e bëheshin krime të ndryshme. Vriteshin fëmijët, të moshuarit, gratë, qytetarët e paarmatosur vetëm pse ishin shqiptar etnik, dhe dëshira ekspansioniste serbe ishte të demonstrohej fuqia e të fortit kundrejt të dobëtit!

Nejse!

Për të mos u zgjatur shumë, mori fryme thellë miku ynë dhe tha që: edhe unë me djalin e axhës tim u bashkuam në radhët e UÇK-së, nuk u hamndeswm shumw!

Kjo do të jetë një histori tjetër shpjegoi miku ynë!
“Do të botohet një libër mbi luftëtarët shqiptarë të ardhur nga Amerika, shpresojmë të kemi jetë dhe shëndet ta arrijmë atë ditë”?

Por, esenca që unë dua të shpjegoj ty miku im, nuk është krekosja ime me përfshirjen time në luftën dhe çlirimin e atdheut, sepse kjo ishte detyrë, nuk ishte obligim!

“Për vite të tëra unë jetoj pranë një fqinji tim Amerikan. Tashmë në një farë forme jemi familjarizuar shumë, dhe pothuajse çdo ditë hyjmë dha dalim për caffe, ditën e pasdarke.

Fëmijët tanë kanë arritur një afërsi të mirë, dhe dy fëmijët e mëdhenj shkojnë bashkë në kolegj, e dy të vegjlit shkojnë bashkë në shkollën pranë lagjes”.

Një ditë të ndarë nga ato të zakonshmet, ftohem nga miku im në dhomën e veçantë siç e thërriste ai atë. Në një kthinë të bodrumit kishte rregulluar një vend interesant më një derë të trashë izoluese, ku hapej me qelës dhe me kod.

Bazuar mbi atë që dinte për historinë time të luftës, kishte besuar se do të ishte interesant, shpaloste një storie të tijën kundrejt meje.


Ne po shkonim drejt dhomës ishte drejtuar ai. Kureshtar i madh ecja pas tij, ai para meje në hapa, u ofrua dhe hapi kasafortën që kishte ndërtuar prej vitesh ai. Para nesh u paraqit një arsenal i madh e armëve, që dukej se ishte një merakli i madh i tyre.

Armë të të gjitha llojeve, të varura në mur, dhe dukej që vendi dhe raftet ishin ndërtuar enkas për armatim.

Si njohës i mirë që ishte ky miku ynë i armeve, tregoi se amerikani kishte pothuajse të gjitha llojet e armeve. Nga pistoletat, automatikët, bombat të shoqëruara përplot me municion që do të plotësonin të gjitha këto armë.

“Seç mu kujtua tradita shqiptare, shtoi personazhi ynë!

Mori frymë thellë luftëtari i lirisë dhe vazhdoi të komentoj paralelen!?

“Ndër shqiptarët, pothuajse secila familje mban një armë në shtëpi”!

Një armë me krejt pak municion. Një revole të vogël, të vjetër me vite të tëra të ruajtur e të trashëguar. Ndonjë pushkë gjuetie, apo edhe ndonjë bombë dore të mbetur ndër vite.

Kjo ishte vërtetuar edhe në luftën e UÇK-së. Gati se të gjitha familjet kishin pasur nga një armë kur morën me ju bashkuar luftës çlirimtare. Porse në krejt pak kohë, ju ngeli vetëm arma, sepse municion nuk kishin shumë!

Unë e kam një shpjegim për këtë vazhdoi personazhi ynë, miku ynë!

Nëse e keni kuptuar logjikën se përse krejt këtë tregim e shpalosi me ty, ngulitet shikimi e tij në sytë e mi!

“Shqiptarët ruajnë një armë për tu hakmarrë!

Shqiptarët ruajnë një armë me krejt pak fishekë edhe në ditët e sotshme. Atë armë e ruan për shqiptarin, për vëllain, familjarin, komshiun”!

“Përse do të ruhej arma më 10 fishekë, shtroi pyetjen si përfundim ky miku ynë?”

E unë po ja shtoj një mëlmesë të hidhet tregimit të mikut tonë nga Amerika, atë si thoshte at Zef Pllumi:

Kur gazetarja e pyet se prej nga i vjen e keqja shqiptarëve, ai bindshëm e pa menduar shumë thotë se shqiptarët janë faji i vetes.

“E keqja neve na vjen prej vetvedit, prej njani tjetrit, prej shqiptarëve.

Na s`kemi dashuni njani me tjetrin, kemi inate, e mllef e kurgja tjetër”.

Ktheje kokën lartë!

Shiko katrahurën shqiptare!

Hipokrizia shqiptare….

____
ESH

____________
publikime.com

By Emrush