• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Ushtarët e huaj vs ushtarët e Kosovës

ByEmrush

Jun 5, 2023

Misearble kishin me thane francezet. Një popull i tërë gati se i gëzohet me ardhjen e çizmeve të ushtarëve të huaj në tokën e tyre, e ushtarin e vet e nënçmon e përqesh dhe nuk e ndihmon!

Ishte krijuar një fond financiar për ndihmën dhe rritjen e ushtrisë së Republikës së Kosovës, nuk dimë as ku ka arrit, por duke e parë disponimin e shqiptarëve, nuk besoj që janë rritur financat shumë në atë llogari.

Disa madje kishin bërë thirrje publike edhe të mos jepen financa për atë fond, nejse!

Një vend i quar në këmbë nëse NATO po dërgon trupa shtesë në Kosovë. Nëse ata trupa të ushtarëve janë amerikan, anglez apo ushtar të Shqipërisë, këtë askush nuk e potencon.

Duket që trupa shtesë do të vijnë nga Letonia, Turqia, Hungaria e ndonjë vend tjetër.

  • Mirëpo askush nuk e shtron pyetjen se pse në veri të vendit nuk mund të shkoj ushtria jonë?
  • Kush e ndaloi me ligj shkuarjen e ushtrisë së Kosovës në territorin e veriut të vendit?
  • Kush e nënshkroi që ushtria e një vendi të pavarur të mos mundet me shkel çdo pëllëmbë të vendit të tij?

S’ka dert kjo?

Me rëndësi është ne me i parë duke u sorollatur lagjeve tona ushtritë e huaja, siç rëndom ka ndodhur në këto troje, ku nuk mund të gjesh pothuajse asnjë nacionalitet të botës që nuk ka shkel i uniformuar trojet tona.

Edhe pse dihet mirëfilli për dritë të diellit që përveç ushtrisë e ushtarëve amerikan, askush të mirën tjetër këtij vendi nuk ja donë e nuk ja dëshiron…

Bile në rastin e shqiptarëve është vërtetuar tashmë se, amerikanet ishin të vetmit që i dalin problemit në ballë, ofrojnë edhe mbrojtje edhe zgjidhje për shqiptarët!

Sartre kishte me thanë “”I urrej viktimat që respektojnë ekzekutuesit e tyre”.

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush