• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Miqësia, servilizmi, krenaria

ByEmrush

May 31, 2023

Se çfarë donë të thotë të ngrisim dhe ruajmë dinjitetin tonë ballë lartë, e me gjoksin para shqiptarët tanimë këtë e kanë provuar sa e sa herë!

Që nga Mic Sokoli i librave legjendare, që nuk nënshtrohej, por nxirrte gjoksin jashtë përball tutës së topit.

E për të vazhduar të Isa që iku në Londër me dy revole në brez, njërën thuhet se arritën rojat e ryoal palace të ja gjenin, kurse tjetrën jo se e kishte fshehur mirë në trup.

Krenaria shqiptarë vazhdoi pastaj me regjimin enverist, ku njerëzit krenoheshin se si nëse është nevoja do hajmë edhe bar, por imperializmit nuk do ti nënshtrohemi.

Kjo më kujton këtë qëndresën që përshkruhet për kalanë e rozafatës se thuhet që i rezistuan për disa vite me radhë armiqve, mirëpo një ditë kur armiqtë kishin arritur të futeshin në kala, çfarë gjetën aty ishin trupat e vdekur të njerëzve, më mirë me thënë skeletet e njerëzve, sepse shpezët i kishin rrjepur.

Ta kuptojmë njëherë e mirë, se po që nuk e patë forcën, nuk e ke as karakterin, e dinjitetin, e as pavarësinë qoftë ajo individuale apo kolektive.

Si thuhet ajo fjala, i varfër i vdekur, por krenar!

Një vend e një komb e bën të fortë e të qëndrueshëm tre gjëra:

  1. Fuqia ekonomike, 2. Fuqia ushtarake, 3. Fuqia politike…

Atëherë për të rritur reputacionin e një shteti do të duhej ti kishim tre këto kritere të forta që tregojnë fuqinë, e bazuar në këtë fuqi të tjerat pastaj do të radhitën si karakteri, dinjiteti, mosnënshtrimi, pavarësia individuale.

Ne duket që nuk e kemi asnjërën nga këto, hëm!

“Miku i mirë në ditë të vështirë”, në kohën kur ekzistenca jonë shuhej në shekullin 21, doli dikush dhe tha nuk mund ta tolerojmë këtë, dhe si rrjedhojë palët u përshinë në luftë.

Lufta u fitua. Shqiptarët së bashku me miqtë e fituan këtë luftë, njerëzit u kthyen në shtëpitë e tyre, dikush numëronte familjarët e vrarë, e dikush kërkonte familjarët e zhdukur e të kidnapuar..

Shqiptarët në historinë e tyre të ekzistencës, nuk njohin ndonjë etapë më të lirë për të jetuar e duke qeverisur me vendin e tyre.

Prandaj, pranimi i këshillës së mikut, nuk është dhe nuk duhet marrë si servilizëm, e as kundërshtimin e saj si krenari dhe dinjitet.

Fuqia e aleancës kalon mbi miqësinë, tipari i ekzistencës duhet të jetë më i fuqishëm se miqësia.

Interesi kombëtar do të jetë më i madh dhe më e fortë se miqësia…

Pra, të vetëm dhe të izoluar nuk do të tregojmë as krenari e dinjitet, e as servilizëm e nënshtrim!

Hiç asgjë!

Fishta thotë “injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë si shtati e hija!

____
ESH

____________
publikime.com

By Emrush