Deputetet me asistent
Mbajmë mend para një kohë jo shumë të gjatë, kur ishte bërë shumë presion publik mbi disa shtesa që deputetet merrnin në forma të ndryshme, kryetari e parlamentit ishte thirrën se ky vendim ishte marr në kohërat para nesh, dhe se më një farë forme orvatej të hiqej obligimi që deputet përfitonin jo ndershëm mbi kurrizin e popullit, përfaqësuesit e popullit.
Me demek kjo i binte, se na patëm me i ndal të ardhurat shtesë të deputeteve që përveç pagës 1700 mijë euro, përfshirja nëpër komisione, udhëtime zyrtare brenda e jashtë vendit, pagat duhet të kalojnë mbi 3000 mijë euro garant.
Por mirë!
Sikur të ishte kjo!
Deputetit ju dha mundësia edhe një asistent me pas tash, po besoj që ky vendim nuk është nënshkrim i legjislaturës së kaluar, hah!
Një asistent do të paguhet 600 euro, dhe sigurisht do të jetësohet edhe një mundësi për shofer, një veturë zyrtare, një zyre, një fotokopjues, letra, lapsa, rrymë, transport etj.
Asistenti do të del gati sa deputeti me të ardhura pastaj, kështu që edhe koeficienti i tij/saj do të rritet ndoshta në 7.4, ku do të barazohej me një mjek të përgjithshëm, mjek familjar, stomatolog, farmacist, drejtor shkollë të lartë, drejtor shkolle profesionale, udhëheqës divizioni e kështu më radhë.
Po shtrohet pyetja?
Ky asistenti çfarë roli do të luaj?
Do ta këshilloj deputetin, do ti tregoj lajmet më të reja nëpër portale. Do ta përkthej dhe përgatisë lëndët. Do të merret me kërkesat dhe ankesat e qytetarëve?
Apo, apo?
Do të shkruaj raportet, do të shkruaj statuset, do të shkruaj shkresat zyrtare etj?
Sepse, ka disa nga deputetet që nuk dinë as me shkruar mirë?
Ndoshta, për këtë të fundit nëse i kishin angazhuar asistentet i kisha arsyetuar?
Duket që asistenti do të rangohet me koeficientin 5.9, që është më shumë së një profesor i shkollës së lartë, rreshter policie, një polic, ushtarak, zjarrfikës, profesor këshilltarë karriere, zëvendës drejtor i shkollës e kështu me radhë.
Ti vazhdo me mësua dhe me u shkollua, se nuk dihet një ditë do të duhet, hah!
____
ESH
___________
publikime.com