Si zakonisht në ketë vendin tonë ndodhin do absurditete e anomali që si thuhej ta kompleksojnë edhe pikë çuditësen!
Kur i sheh dhe lexon njeri disa anëtarë të partive politike që janë pjesë e koalicioneve me partitë që udhëheqin me komunat nëpër Kosovë duke kritikuar, fyer nëpër statuse, portale etj., habitet njeri, më të vërtetë po!
Është vet pjesë e qeverisjes, bile në shumë raste duke filluar nga kryeqendra e për të vazhduar në komunat tjera, shohim se janë të veshura tepër fortë më pushtet e me pozicione tepër ndikuese në ushtrimin e politikave zhvillimore të komunave, dhe serish duke u marr me opozitarizëm, e sidomos anëtarësia e tyre, është interesant, hah!
Një miku im (s’po ja përmendi emrin) shpesh herë më thoshte se këtu në ketë vend edhe ai që është i thirrur më krijuar kushte për një jetë më të mirë, dhe për të begatuar mirëqenien e qytetarëve, ai vet ankohet për politikat shtetërore!
Pra, vet mban përgjegjësinë, vet përdor pushtetin për interesa të veta, të familjes e klientelës së vet. Vet pasurohet e ushtron ndikimin gjithandej ku mundet për të rehatuar pjesën e vet, del e ankohet!
Këtu me të vërtetë siç kishte thënë njëri, jemi bërë shoqëri që na duhet tretman kolektiv psikologjik!
Hipokrizi e llojit! ____
ESH
____________
publikime.com