• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

ByEmrush

Apr 13, 2023

Premtimet e mbetura pezull

Ka tre gjëra që qeveria e tanishme i kishte marr si obligim për ti përmbushur prej mijëra të tjerave?

Por, në të gjitha të tjerat premtime, si shpresë e vetme që ishte kur pushtetet ishin ndërruar, po i falim!

Ne po themi se 3 gjëra nuk do ti falen nëse vazhdon akoma me këtë stad të qeverisjes!

  1. Kalendari i festave: festa bien në shtunën, një tjetër festë bien të dielën. Pushimi vazhdon të hënën, të martën dhe të mërkurën kthehen në punë punonjësit nga shërbimet publike, respektivisht punonjësit e shtetit. Shpesh herë nëse festa bien të enjten, institucionet e republikës sonë e lidhin menjëherë të premten, të shtunën dhe të dielën pushim.

Kjo jo vetëm që po irriton njerëzit, por kjo do të kthehet edhe si bumerang për secilën qeveri që ka për të ardhur, për shkakun se për 80 mijë nëpunës të shtetit, persekutohet 550 mijë punonjësit nga sektori privat.

2. Sigurimi shëndetësor: aq shumë ishte proklamuar se sigurimi shëndetësor do të behët me ndërrimin e qeverisë. Bile në disa raste kisha marr pjesë edhe vet nëpër simpoziume tek organizoheshin tryeza se si do të duken skemat që kanë të bëjnë me sigurimin shëndetësor për njerëzit. Gjithçka ishte gati atëherë. Fondi ekzistonte, mjetet ishin siguruar, apo se ishin gjetur format dhe rrugët për të përmbyllur fondin e sigurimeve.

Kjo nuk ndodhi, e për rrjedhojë nuk duket në horizont as që do të ndodh. Sigurisht do të ruhet për fushatë zgjedhore, sepse nuk kanë mbet edhe shumë.

3. Arrestimi i korrupsionistëve dhe peshqve të mëdhenj: Një ndër pikat kyqe kishte qenë edhe kjo. Arrestimi i hajnave dhe atyre që kishin keqpërdorur paranë publike të taksapaguesve në interesin individual. Aq shumë kishte pasur emisione, artikuj, publikime, dokumentare të tëra bëheshin për të treguar se si vidhej djersa e qytetarëve në ketë vend nga një pjesë e ngushtë e disa personave, që kishin krijuar fuqinë monopolizuese deri në perfeksion për tu pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe përmes hajnisë.

Nuk pamë asnjë arrestim të këtyre “peshqve” apo ndonjë oligarku siç ishte bërë një farë zakoni të thirreshin në kohën e fushatave.

Gjithnjë mendohet nga autoritet se njerëzit janë ata që harrojnë, mund të manipulohen, e për rrjedhojë edhe lehtë mashtrohen!

Por, në mund ta përsërisim lirshëm atë moton e këtyne hershme që e kishim se: Sado që duket se grushti i popullit është i vonshëm, ai do të jetë fortë!

Ushqeje korbin për me të hangër thuhet!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush