Mbaj mend kur shkruhej nëpër media dikur me herët se kur është vendosur të rriten pagat për disa zyrtarë shtetëror, ajo kishte ndodhur shumë aksidentalisht, sepse nuk e kishin ditur koeficientin e nëpunësve nga sektori publik e për pasojë nuk e kishin menduar që mund të preket i tërë sistemi rregullativ i pagave nga sektorit publik.
Për rrjedhojë aq shumë i kishin rritur pagat për vete, ku pastaj në mënyrë automatike iu ishin rritur pagat edhe sistemit të drejtësisë, dhe pastaj kjo rritje kishte prekur edhe koeficientin e gjyqtarëve dhe prokurorëve etj.
Një lëndë në gjyqësor, të supozojmë për një kontest të punës, edhe pse ligji tregon qartë për trajtimin e urgjencës të rasteve që kanë të bëjnë me kontestet e punës, vonohen mbi 2 vite e më shumë.
Lëndë të shtrira nëpër sirtarët e zyrave që presin me vite të tera duke mos zgjidhur kurrë njëherë mirë dhe me vendime të prera pothuajse asnjë rast të caktuar.
Drejtësi selektive, e aplikuar aty ku mundet.
Njerëzit e devotshëm, të sinqertë, të përkushtuar ndaj atdheut presin që zgjidhja e vetme ku nuk do të binin në konflikte direkte mes palëve të jetë gjykata.
Me kotë ndër vite është përfolur e folur, që drejtësia ka çaluar në zbatimin dhe ndarjen e drejtësisë në vend!
Eh, erdhëm në pikën kur njerëzit sot do të vënë gishtin kokës për të pyetur se çfarë paga kishin në sistemin e drejtësisë, për një drejtësi që kurrë nuk u aplikua?
Paprekshmëria e autoriteteve të caktuara duket që po merr përmasa normale në shtetin e Kosovës!
Mbi të gjitha, rroftë Republika e Kosovës.
____
ESH
____________
publikime.com