Deri në çfarë mase janë shpërfaqur politikat e sinkronizuara të BE-së dhe Serbisë karshi Kosovës, për një pjesë të madhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës nuk do të duhej të merreshin si befasi.
Në të gjitha aspektet Republika e Kosovës gjendet në izolim. E terë trysnia dhe presioni ndërkombëtar bëhet mbi Kosovën, edhe pse Kosova këtë gjysmë pavarësi, e këtë LIRI jo të plotë që e ka e ka paguar shtrenjtë.
Mirëpo kjo duket që nuk ngop Serbinë, e me ta edhe BE-në në rastin tonë, e krejt vjen si pasojë e asaj që nuk ke qenë i kujdesshëm dikur çfarë nënshkruan, dhe çfarë obligimi ka ai nënshkrim!
E tërë çfarë duhet të dimë në këto momente, e terë çfarë duhet të ndjejmë ne si shqiptar, është që do të ishte mirë që bile zërat opozitar nëse nuk janë pro Kosovës dhe vendit e republikës, së paku të heshtim.
Në këto qaste na duhet një bashkë dyzim i qëndrimeve pozitë dhe opozitë!
Kur shkojnë në Beograd ndërkombëtarët për kërkesa të ndryshme që kanë të bëjnë me Kosovën, opozita atje shfaq kërkesa maksimaliste, dhe tregohet akoma me e ashpër dhe e egër karshi Kosovës.
Kur vijnë ndërkombëtarët në Kosovë apo kanë kërkesa të ndryshme që kanë të bëjnë normalisht me dhe për Kosovën, opozita vetëm për të rrëzuar një qeveri e për të ardhur në pushtet vet, shtyhen me bërryla se cili po lëshon pe më shumë dhe cili po del i pari!
Duket që kemi mbetur të vetëm në mbrojtjen e shtetit dhe republikës sonë!
Edhe pse Republika e Kosovës është në të drejtën e saj, asgjë më shumë se të mbrojë shtetësinë dhe territorialitetin e saj!
Nuk kemi ku shkojmë më mbrapa!
____
ESH
____________
publikime.com