Shqiptarët në sytë e të huajve
Interesant!
Dëshpëruese kishim me thënë deri në një masë!
Një TV shqiptare kishte sjellë një natë në studio disa personalitete të huaja që jetojnë dhe veprojnë në Shqipëri. Mysafirët kishin misione të ndryshme në Shqipëri, dhe shumica prej tyre flisnin shqip pa u hetuar fare që s’ janë shqiptar.
E ne, spektatorët duke shikuar një emision të këtillë, sa pohonim atë që flisnin të huajt për Shqipërinë e për shqiptarët, sa në anën tjetër të përshkruanin disa ndjenja dëshpërimi tejet të theksuara.
Moderatori fliste shqip, pyetjet i bënte shqip, përgjigjet i merrte shqip, të huajt flisnin shqip!
Si nga fundi secilit mysafirë moderatori i bënte pyetjet po thuajse të njëjtë për të gjithë?
“Cila është gjëja e mirë që të pëlqen në Shqipëri, pra gjëja pozitive dhe cila është gjëja që nuk të pëlqen në Shqipëri, gjëja negative”?
Në mesin e të ftuarave kishte Italian, Iranian me origjinë, Gjerman, Turk, Anglez, Zviceran, Ruse, Indian, Amerikan, Liban. Bile ishte e ftuar edhe një serbe e cila u lidh nga një studio live nga Beogradi.
Po thuajse të gjithë përgjigjeshin pozitiv dhe me përshtypje më të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët në përgjithësi. Duke vazhduar të thurnin lavde për shqiptarët se si duken në sytë e të huajve, “njerëzit janë mikpritës dhe të afërt e të ngrohtë me ne, shtonte Zvicerani”. “Janë miqësor, të sjellshëm, vazhdonte Anglezi”. “Janë të qetë koperativ, thoshte Indiani”. “Janë të shoqërueshëm, të kryejnë punë shumë, ndërhynte Amerikani e Turku”. Bile Italiania që ishte në studio, tha “të qëllofshin afër”!!!
Mysafirja Ruse kishte marrë shqiptarët më me shaka një çik “një gjë çka nuk po më pëlqen te shqiptarët thoshte Rusja është se : gjithçka e lidhin me kysmet”. Edhe kur ta nënshkruajmë naj marrëveshje bashkëpunimi, kur ti njoftosh se duhet te respektohet kjo kontratë, ata ta kthejnë “kysmet”.
Wow…
Cfarë mëdyshje kur analizon nga afër këtë emision!?
Sa të vjen të ndjesh në vete një barazi me popujt e botës, të bën të ndjehesh njeri me vlera qytetare, që bota e zhvilluar dhe e arrirë të na marrin lakmi!
Por!
A jemi në mes vete të këtillë?
Pyetja një milionëshe!
Na fakt neve në mes vete jemi ujqër e shkuar ujqërve siç thoshte Konica “shqiptari për shqiptarin është ujk e shkuar ujkut”.
Ne vazhdojmë të fjalosemi për hiç gjë në mes vete. Ne vazhdojmë të vritemi për parking në mes vete. Ne vazhdojmë të linçojmë, të fyejmë, të etiketojmë njëri tjetrin.
Por jo, më të huajt jemi mikpritës, të afërt të ngrohtë, të shoqërueshëm, të sjellshëm, koperativ?
Pse është kjo sjellje të shqiptarët ndër vete?
Si ka mundësi një njeri para se gjithash, i lindur në të njëjtat troje, më një gjuhë të përbashkët, me doke e zakone të përbashkëta, me kulturë dhe rite të njëjta, të jemi kaq urrejtës ndaj njëri tjetrit, e të mirë me të huajt?
Të huajin edhe e kemi frikë edhe shprehim nevojë për të. Ndaj të huajit shfaqim mirësjellje dhe dashuri më shumë se ndaj bashkëkombësit!?
Është bërë zakon që të huajin e qojnë në qiell, kurse shqiptari-shqiptarin edhe ato pak vlera që mundet me i pas i humbin dhe e përçmojnë deri në atë masë sa që shpesh herë edhe ai që është protagonist vet vetën nuk e njeh!
Prandaj heshtja nuk është përherë një manifest refuzimi. Sepse lavdia nuk është e atyre që heshtën por e atyre që folën, rrezikuan dhe sakrifikuan!
Nejse, nejse!
____
ESH
___________
publikime.com
_______________________
Foto ilustrim nga Opinion KLAN AL youtube.