Megjithëse ne pajtohemi për çdo germë nga fjalimi i KM e Shqipërisë në Këshillin e Evropës, por mendoj që agresiviteti dhe arroganca që e paraqet nëpër fjalime KM i Shqipërisë nuk besoj që i ndihmon çështjes së Kosovës, e aq më pak përfaqësuesve të UCK apo miqve të KM shqiptarë që mendohet se janë në numër të bukur të madh!
Nejse!
Batutat e vazhdueshme, lidhjet kronologjike të ngjarjeve të cilat i bën në vazhdimësi të fjalimeve të tij KM Shqiptar, mund të llogariten dëmtim të proceseve në rrugëtimin e Kosovës në institucionet Evropiane e Ndërkombëtare. Autoritete e Kosovës po bëjnë çmos, dhe të cilat tani më gjenden fazën vendimtare për pranimin e saj në këto institucione, me rëndësi jetike për shtetësinë e Kosovës, KM Shqiptar duke e mbrojtur veten dhe vendin e tij, thumbon ndërkombëtarët në kurriz të Republikës së Kosovës.
Për fjalime të tilla patriotike, të zjarrta nëpër institucionet ndërkombëtare për luftën e Kosovës dhe padrejtësisë që i bëhej përfaqësuesve të saj, do të ishte mirë që së pari Kryeministri Shqiptar ta kalon rezolutën që dënon gjenocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës gjatë luftës së 99-ës, e tek pastaj do të radhiten gjërat një pas një vetvetiu, secila në rendin dhe vendin e vet.
Por bëjë avokatin e Serbisë e anën tjetër mbaj fjalime patriotike nën tingujt kërcënues e të përcjella me arrogancë e fodullëk, është shumë më shumë se dëmtuese për Kosovën dhe shtetësinë e saj, se sa që ka ndonjë ndikim në arenën ndërkombëtare.
Tash duhet të sqarohet nga KM Shqiptar se ai bën performancë për konsum politik të brendshëm, apo se bën performancë patriotike kombëtare serioze e pa ekuivoke me thelb të veçantë çështjen e Kosovës dhe luftën se saj.
Pra, njëherë do të ishte mirë të kaloj në Parlamentin e Shqipërisë rezoluta që dënon gjenocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës që duket që e bllokon pikërisht subjekti i KM Shqiptar, pastaj të dorëzojë aktakuzën ndaj Serbisë në gjykatën ndërkombëtare për gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës, pastaj do të ketë më të lehtë promovimin politik të Shqipërisë dhe shpërfaqjen e dashurisë për Kosovën!
Realisht përmes paraqitjeve të tij po krijohen konflikte të panevojshme me të tjerët. Kosovës sot i duhet një qetësi institucionale dhe një maturi karshi shteteve që janë skeptike ndaj Kosovës, e jo fjalime dramatike, nervoze dhe kërcënuese nga KM vëlla i Shqipërisë!
Sepse, në fakt pas tërë këtyre fjalimeve të zjarrta patriotike, e shumë iniciativave të një pas njëshme që ai ndërmerr, mund të pyesim se çfarë u arrit e arenën ndërkombëtare?!
Sa organizata ndërkombëtare e pranuan Kosovën si meritë e zellshme e KM Shqiptar? Sa njohje erdhën po ashtu duke u bazuar në retorikën zjarrëse të fjalimeve të KM Shqiptar?
Çfarë ndryshoi ne raportet e Serbisë karshi Kosovës me miqësinë e KM Shqiptarë me ata serb?
Çfarë u bë me ato shtete Evropiane që nuk e kane njohur Kosovënakoma?
Asnjë fjalë për asociacionin!
Asnjë fjalë për ndryshimin e kufijve të Kosovës (dikur) dhe tentim tkurrjes territoriale të saj,
Prandaj të duket që përveç që është i impresionuar me Kosovën dhe që shfaq aq shume dashuri për të, nuk ka diçka më serioze.
Sepse si ka mundësi në njërën anë të flet për problemin e Kosovës, duke vajtuar hallet e republikës sonë, në anën tjetër me nismën që ai bën me Open Ballkan de fakto Kosova është izoluar, dhe me tendencë izolimi të mëtutjeshëm!
Kjo mund të quhet hipokrizi!
Krejt kjo duket një konfuzion, e që për fat të keq nuk është rasti i vetëm i KM shqiptarë që sjell situata me konfuzione të tilla!
Praktikisht mund të themi që përveç mllefit dhe zemërimit që i është shkaktuar brenda qeverisjes së tij në Shqipëri përgjatë, ai i ka vënë vetes një mundësi të artë sipas tij, që të shpëtoj fytyrën e Shqipërisë karshi Evropës, po përdor dhe po shfrytëzon targetin e fundit kurrizin qytetarëve të Kosovës!
Dhe krejt si përfundim duket që, urrejtja është aq shumë e madhe ndaj institucioneve në Kosovë të ardhura nga vota e popullit, se empatia që shfaq ai kundrejt nesh!
____
ESH
___________
publikime.com