• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Bashkësia Politike dhe e Sigurisë Evropiane, Open Ballkani, Shqipëria dhe Kosova

ByEmrush

Oct 7, 2022

Editorial:

Ngadalë dhe qetë Open Ballkan po kalon në harresë, por a mund të themi që armiqtë e Shqiptarëve nuk i arritën qëllimet e tyre?

Jo, përkundrazi ata (armiqtë) u pozicionuan shumë mirë karshi shqiptarëve në përgjithësi, e shqiptarëve të Kosovës në veçanti. Kjo ndodhi edhe për shkak të injorancës nga Tirana zyrtare, dhe besimi i tepërt i kryeministrit të Shqipërisë kundrejt Serbisë.

Praktikisht, ashtu siç edhe ishin paralajmëruar autoritetet e Kosovës, të cilës do qeveri, që Open Ballkani duhet të funksionoj si tërësi e barabartë, ose Kosova nuk duhet të jetë pjesë e saj, ashtu edhe ngjau.

Realiteti na tregon se shqiptarët e Kosovës ishin rreshtuar në kahjen e duhur, gjithnjë duke pasur parasysh intrigat dhe hipokrizinë serbe, në vazhdimësi të këtij kapitulli që po përmbyllet, fatkeqësisht kjo edhe po vërtetohet më saktësi, kjo vigjilencë e autoriteteve të Kosovës, tregon një politikë të mençur, dhe tejet qasje e mprehtë karshi open Ballkanit.

Shqiptarët duhet të vazhdojnë të kenë kujdesin edhe ndaj këtyre lloj iniciativave, e bashkësive politike që ndodhin në vazhdimësi edhe nga kontinenti i vjetër Evropa.

Shqiptarët gjithë do të përdoren “mish për top” si thonë.

Gati pothuajse po harrohen Procesi i Berlinit, ndihma Evropiane Merkel-Makron, etj., dhe Evropa tani po hap kapituj tjerë që kanë të bëjnë me bashkimin e politikave dhe të sigurisë Evropiane.

Shqiptarët nuk duhet harruar, se në kohën e pandemisë, në kohën kur kishin nevojë më së shumti, po nga këta Evropian ishin tejkaluar në ndarjen e vaksinave anticovid. Ata u furnizuar nga Amerika, shpëtuesja jonë!

Por si përfituan serbët në kurrizin e shqiptarëve, hipokrizisë Evropiane, dhe mashtrimit Turk?!

Mbi shtate miliard e gjysmë Serbia qarkullon bilanc Ekonomik vetëm me Gjermaninë.

Mbi 4 mijë firma Gjermane, e me mbi 10500 të punësuar është gjendja aktuale në partneritetin ekonomik në mes Serbisë dhe Gjermanisë!?

Serbët kanë rritur bilancet ekonomike edhe me shtetet tjera si: Italinë, Francën, Rumaninë, ata njëkohësisht kanë thithur investime nga përveç Gjermanisë, Turqisë, Katarit, kanë siguruar një partneritet dhe bilanc ekonomik edhe me Kinën, Arabinë Saudite, Greqinë etj.

Mbi 4.5 miliard investime Turke në Serbi.

Bilanci ekonomik në mes shteteve serbo-turke kalon 10 miliard euro.

Mbi 350 firma turke, qendra tregtare, përfaqësi të kompanive Turke në Serbi.

Me mbi 3 mijë veta të punësuar nga këto investime!

Atëherë, çfarë na del më shumë nëse vazhdojmë të kujtojmë open ballkan, zonjën Merkel, politikat Evropiane, investimet turke etj.!

Për shqiptarët, Serbët mbesin serb!

Këtë gjë duhet ta kuptojnë shqiptarët në përgjithësi, e Shqipëria në veçanti!

Armiku mbetet armik edhe i vdekur qoftë porosit Kadare!

Është vetëvrasje kombëtare dhe kundër interesave të shtetit nëse ne mendojmë se pa Amerikën mund të mbijetojmë!?

As nuk kemi mundur të çlirohemi pa Amerikën, as nuk kemi mundur të bëhemi shtet pa Amerikën, e as nuk mundemi të ekzistojmë as si etni, se leje më si shtet pa AMERIKËN.

E vetmja, ishte, është dhe do të jete Amerika ajo për të cilën shqiptarët duhet të jetojnë të sakrifikojnë dhe të flijohen nëse kërkohet!

Me Amerikën ne jemi të vegjël, por miq të mëdhenj që mund të bëjmë edhe punë të mëdha kishte thënë Rugova.

Tjerat s’ kanë relevancë!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush