Shumë herë kemi potencuar, dhe në vazhdimësi themi se autoritet, respektivisht shteti, nuk duhet të ketë në fokus vetëm të punësuarit në sektorin publik!
Secila qeveri që po vjen në pushtet, vjen e tëra përmes premtimeve dhe synimit të realizmit të atyre premtimeve vetëm për nëpunësit shtetëror.
Pra, nëse je qytetar i Republikës së Kosovës, do të jesh nën ombrellën e shtetit dhe qeverisë vetëm nëse je i punësuar në sektorin publik!
Pjesa tjetër e qytetarëve, do të torturohen deri në lodhje psikike duke parë çdo autoritet tek merret me këta nën punës, por kurrë duke mos kthyer kokën nga sektori privat!
Sektori publik ndër vite ka shfaq kërkesa të ndryshme, duke filluar nga kërkesa e rritjes së pagave (kjo ka ngjarë në vazhdimësi), kontratat e punës, ligji i pagave, të drejtat sociale të punëtorëve, pushimet, udhëtimet zyrtare dhe kompensimi i tyre, e deri të pagesat shtesë dhe benifitet nga buxheti i shtetit.
Krejt kërkesat nga sektori publik, përmbushen si mundësi nga taksat që sektori privat paguan!
Prandaj, ne nuk duhet të harrojmë se mbushjen e arkës së shtetit, të cilën e hapin për plotësimin e dëshirave të vartëseve të tyre autoritetet, krejtësisht e marrin nga sektori privat, ndërmarrësia, fuqia punëtore nga sektori privat, industria, tregtia, ndërtimtaria, sigurimet etj.
Nuk duhet harruar se:
Në Kosovë punojnë mbi 105 mijë (105.000) punëtore që janë nën pagën 264.euro bruto (këtu nuk i hiqet ushqimi, nuk i hiqet transporti, nuk i paguhet pauza brenda orarit).
Mbi 390 mijë punëtor nga sektori privat, që i bien se nën këtë shumë prej 264 eurove janë mbi 30%, e fuqisë punëtore nga sektori privat, duke mos llogaritur pjesën tjetër që punojnë si sezonal verës, shitës ambulant etj.
Sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë përfshinë pjesën më të madhe të punëtorëve, të pasuar nga industria përpunuese, pastaj gastronomia, aktivitetet financiare dhe të sigurimit, ndërtimtaria etj.
Me shpresë se një ditë barazia sociale, shoqërore e juridike për të gjitha shtresat punëtore, të jenë të barabarta përball shtetit.
Knowing that we will be one day.
One day!
____
ESH
____________
publikime.com