Hapet shkolla Shqipe në Afoltern të Zvicrës.
Hapet shkolla Shqipe në Kaufbeuren të Gjermanisë.
Dhe kështu vazhdon numri i hapjes së shkollave shqipe nëpër Evropë.
Ky është një lajm i mirë, dhe qenia shqiptare do të arrijë të mbijetoj vetëm duke investuar në shkollimin e fëmijëve të tyre kudo që gjenden ata.
Kjo nuk është e lehtë, porse thoshte një miku im Zviceran gjatë bisedave tona, duke prekur edhe komunitetin shqiptarë që jeton në Zvicër se “e kotë është të mundohesh të mësosh gjuhen gjermane, nëse nuk e dinë mirë atë shqipe”.
Pra, mësoje njëherë gjuhën amtare, prindërore e kombëtare, pastaj nuk e ke problem të mësosh cilën do gjuhë tjetër të huaj.
Etnia, kultura, doket e gjuha mund të prezantohet vetëm përmes shkollimit, sepse sa më i lartë të jetë shkollimi, aq më mirë do të bëhet integrimi.
Logjika është se gjithandej nëpër vende të huaja po hapen shkollat, e nxënësit po ulën në bankat shkollore!
Në vendin e tyre amë, në Republikën e Kosovës, akoma fëmijët janë jashtë shkollave duke shikuar kacafytjet e inatet e të rriturve!
Procesi i bllokuar arsimor tashmë po hyn në javën e katërt!
____
ESH
____________
publikime.com