• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Kush po thotë se Kosova është në fokusin kryesor të lajmeve në botë?!

ByEmrush

Aug 6, 2022

Interesi i fuqive të mëdha, sipas mediave në Kosovë vazhdon të jetë Kosova!

Problemet në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, sado që për ne është thelbësore, jetike, ku varet e ardhmja e vendit, për fuqitë e mëdha, si në rastin e Amerikës kjo nuk duket të jetë prioritet më!

Amerika tani më konsideron Kosovën një aleat të saj, dhe si rrjedhojë e kësaj, ne duhet të luajmë rolin e partnerit ku mundemi me ju gjet në situata të caktuara, duke ju bërë pjesë e partneritit në zgjidhjen e problemeve në botë, e ju duke ju bërë barrë në rrugëtimin e saj drejt instalimit të demokracisë në botë.

Pra, që është problemi i Kosovës në top lajmet botërore, e në agjendat e fuqive të mëdha, ta heqim mendjesh këtë!

Sepse kjo aspak nuk qëndron, fare hiç!

Disa ditë më parë Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Nency Pelosi kishte vizituar Taivanin, një territor që kishte arritur pavarësinë nga në vitin 1949, dhe ishte administruar nga Britanikët deri në 2000-ën, e që Kina tani më pretendon se Taivani është pjesë e saj.

Një gjeneral Kinez kishte kërkuar rrëzimin e avionit të Pelosit, kryetares së dhomës së Kongresit Amerikan, e cila pritet të viziton Taivanin këto ditë.

Fraza “Mos thuaj që nuk ju paralajmëruam” kinezët e kishin përdoru në dy raste kur ishin futur në luftë me Indinë në vitin 1962 dhe në konfliktin me Vietnamin në vitin 1979.

Fuqia e dytë ekonomike në botë Kina, duket që do të ketë një tretman negativ në planet, nëse nuk arrin të disiplinohet ekonomikisht.

Ajo nuk do të mund të vazhdon dhe nuk do të tolerohet në pafundësi të dëmtoj produktet tjera brend në botë. Ose duhet të krijoj origjinalitetin e saj, ose ajo do të përfundoj në një ekonomi me kolaps të paparashikueshëm, shpjegon një zyrtar Amerikan!

Me gjithë kërcënimet që bën autoritetet Kineze, Nency Peloci ishte për vizitë në Taivan!

Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi nëse dëshirojnë të ekzistojnë si shtete, dhe që sigurinë e tyre kombëtare ta ruajnë, duhet ecur përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke ju bërë partner në rrugëtimin e saj të instalimit të demokracisë në botë, e jo barrë ku ajo përveç që dëshirës që të rregulloj botën në pjesët tjera të planetës, të merret edhe me problemin tonë.

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush