Cilat janë gjërat elementare për mbarëvajtjen e një jete normale në vendin tonë?
- Uji
- Rryma
- Ushqimi
- Rrugët, transporti
Republika e Kosovës.
Në një ditë të zakonshme verë, me mbi 34 gradë celsius ora 07 e mëngjesit!
- Nuk ka ujë, uji është ndalur pa asnjë paralajmërim, sytë dhembët, flokët, rrjedha normale e një jetë dështoi!
Sikur të ishte kjo e vetmja!
- Rrymë nuk ka, gjërat në frigorifer kishin filluar të shkriheshin, disa gjëra kishin filluar të prisheshin.
- Ushqimi i zakonshëm i një mëngjesi të shoqëruar më një caffë apo çaj dështoi, sepse rrymë nuk kishte, ujë nuk kishte!
Kjo krejt e kishte një epilog, pra kishte një arsye pse jeta jonë ka aq shumë vështirësi në mbarëvajtjen e saj!
- Posa del në rrugë për tu nisur drejt punës, e sheh që dikush ka vërë disa shirita në fillim të një rruge, duke e mbyllur atë përkohësisht nën arsyetimin se aty po kryhen punimet!
Çfarë punime po kryhen se?
Punimet në sanimin e tensionit të lartë në rrymë, dhe po ashtu ndërrimi i nja mekanizimi të ujësjellësit!
- Në një pjesë tjetër të qytetit, po mbulohen disa gropa të vogla nëpër rrugë. Kolonat kishin arritur fundin që nuk shihej.
Duroni, qëndroni stoik sepse autoriteti ka vendosur të tregoj që në pikën e sezonit të shpenzoj taksat tona në të mirën e qytetarëve!
Pra të punojnë me zell, në kohën kur qytetaria pret të vjelë benifitet e ardhjes së mërgimtarëve dhe sezonit turistik të Republikës së Kosovës.
Praktikisht arrin të shkosh në punë, disi i leckosur, i inatosur dhe krejtësisht i demoluar në orën 7:45!
I pa krehur, i pa lyer, pa caffen e shtëpisë dhe kiflen e zakonshme të mëngjesit!
Çfarë të shtojmë më shumë këtu do të ishte e tepër, përveç asaj që vlen mos ta humbim durimin në lutjet tona drejtuar BE-së për liberalizimin e vizave!
Prandaj, si zakonisht të zhgënjyer themi se gjurmët e një kulture apo qytetërimi që më së shumti i rezistojnë kohës janë librat, lexo që të hapeni ndaj jetës!
____
ESH
___________
publikime.com