Në pyetjen e moderatorit në njërin nga TV-të tona drejtuar një mjeku shqiptarë që ishte inkuadruar përmes videos në TV, se çfarë e kishte detyruar apo tërhequr të migronte në Gjermani?
Përgjigjja ishte epike, shqetësues krejtësisht tmerruese!
Mjeku: Pasi diplomova në mjekësi, njihja mirë gjuhën angleze sepse punoja në ambasadën Amerikane në Dragodan, kisha mësuar po ashtu edhe gjuhën gjermane shumë mirë në të folur dhe në të shkruar. Konkurrova për tu regjistruar në specializim si avancim në profesionin mjekësor, nuk arrita të pranohem!
Edhe atë kërkova që me vetëfinancim të vazhdoj specializimin, por as në këtë formë nuk erdha në shprehje!
Nuk arrita të regjistrohem, tha mjeku buzagaz, ku fytyra e tij e shfaqur në ekranin e TV –së nga larg, shihej se shprehte habi?!!
Erdha në Gjermani, vazhdonte mjeku. Këtu më pranuan dhe fillova specializimin, duke marr përsipër shteti të gjitha shpenzimet e mia. Edhe fillova të punoj ku paguhesha me pagën prej 6 mijë eurove. Dhe po ashtu vazhdoja specializimin pa asnjë shpenzim!!!
Gjermanët thoshte mjeku shqiptar kishin trajtim dinjitoz ndaj meje. Ata respektonin bagazhin tim intelektual, dhe ishin të entuziazmuar me të arriturat e mia, që unë si CV i kisha dorëzuar të ata.
“Unë paguhem 6000-6500 euro në muaj. Dhe krahas kësaj bëjë specializimin dukë qenë afër dhe në rrjedha me shpikjet dhe teknologjinë më bashkëkohore. Ne jemi në trajnime ditore të vazhdueshme, duke i ballafaquar me zgjidhjet shëndetësore nga më të rejat në planet”, përfundoi mjeku bisedën për TV-në.
Ev, ev!
Ku ishim e ku erdhëm!?
Vlerat profesionale, intelektuale, shkencore, sociale e shoqërore i huaji ti njeh dhe ti trajton më shumë dhe më afër se i joti, non sens i kohës!
Paradoksale!
Katastrofale!
Por, nuk duhet habitur nga kjo!
Ne i vejmë kontroll produkteve që vijnë nga Evropa (homologim) veturave që vijnë nga Zvicra, i dërgojmë në homologim, për shkakun se standardi ynë është më i mirë dhe më rigoroz se ai i Zvicrës.
Blerësi detyrohet që makinën e sjellë në Kosovë, ti bëjë testin e homologimit, para se ajo veturë të dal në rrugët e mira të Kosovës.
Vetura e ardhur nga cili do vendi Evropës, duhet ti nënshtrohet rregullave ekologjike të Republikës së Kosovës.
Normalisht, ne i bien se kemi standard shumë më të fortë dhe më të mirë se Zvicra!
Në këtë rast të vjen të pyesësh, kush është Zvicra?
Kush është mjeku që ka shku në Gjermani!?
Hec be pash familjen qy?
____
ESH
___________
publikime.com
[PS: Zvicra kur të lëshon regjistrimin e automjetit, pwr tre (3) vite mund të vozitësh i lirë nëpër rrugët e Zvicrës.]