• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Shoqëri e çuditshme dhe e përvuajtur!

ByEmrush

Jul 14, 2022

Fakti se kjo shoqëri ka shkuar për uflla si thuhet, është atëherë kur njerëzit fillojnë ti gëzohen të keqes e duke i dhënë mbështetje veprimeve negative.

  1. Gjobiten furrtarët, një shumicë e madhe e njerëzve gëzohen, duke apllauduar veprimet e autoriteteve.
  2. Dhunohet(rrihet) një femër, një shumicë e madhe e njerëzve nuk e akuzojnë dhunuesin, por viktimën, duke apllauduar atë bile!
  3. Dënohen bizneset, autoriteti e publikon dënimin nëpër rrjete sociale, një shumicë e madhe duke apllauduar!
  4. Vëllai rrah motrën, një shumicë e madhe e njerëzve, mirë ja ka ba, vazhdojnë me apllaudim.
  5. Një video tregon që mjekët nuk janë në vendim e punës, një shumicë e njerëzve fillojnë gjykimin e linçimin publik.
  6. Një këngëtar fyen, e shprehet krejt në mënyrë banale, një shumicë e njerëzve duke e mbështetur, e në të shumtën e rasteve edhe portalet.

Nganjëherë kjo gjë të krijon përshtypje se më të vërtetë shqiptarët janë të edukuar që ti gëzohen të keqes dhe dështimit të tjetrit, kjo duket që është në gjenin tonë si shoqëri.

Ose!

Ndoshta ka mbet në venat tona, që vetëm më dhunë zgjidhen gjërat, kështu ishte në të kaluarën dhe në sistemin komunisto-socialist, dhe kjo duket që ndër shqiptarët nuk po tejkalohet lehtë.

Gjobat, dënimet, dhunimet nuk arsyetohen për asgjë, por edhe nëse bëhen, duhet të bëhen për vetëdijesim, e jo për ndëshkim e për të treguar autoritet!

Sepse një gjë të qartë e ka treguar jeta!

E keqja, zullimi dhe kapadaillëku nuk e kanë një fund të mirë!

Kush po dënon shqiptari!

Kënd po dënon, shqiptarin!

Mos vet!

A mund ta imagjinoni dot një autoritet i lartë në Zvicër duke ndëshkuar dikë, e duke e postuar nëpër rrjete sociale e media si e arritur e madhe, e duke u krenuar që po dënon ata që po e mbajnë shtetin në këmbët e veta, ata që po i paguajnë taksën!

Gut gemacht leute!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush