• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Liberalizimi dhe lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës!

ByEmrush

Jun 29, 2022


Të jesh apo të mos jesh!

Kosova dhe autoritet e saja kanë disa mundësi, ndoshta jo shumë, por me aq sa kanë mundësi, munden ti vështirësojnë gjërat për të cilat Evropianët presin në stabilitetin e Ballkanit që mëtojnë ta arrijnë përmes Serbisë.

Kosova mund të prolongoj disa nga çështjet, që do të nënkuptonte dhe do të ju bënte me dije Evropianëve, e sidomos Gjermaneve dhe Francezeve që mos liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, mund të ketë një kosto në rajon!

Edhe ashtu, nuk janë duke na bërë fort hesap, por megjithatë për të bërë keq duke i zvarritur gjërat në pafundësi, duke që do balancojmë qëndrimet me Evropianët.

  1. Të pezullojmë dialogun në të gjitha nivelet!
  2. Të dërgohet në parlament ligji dhe të votohet për heqjen e vendeve të rezervuara për serbet!
  3. Të votohet në kuvend ligji për anulimin e vendimit që e kishin votuar përpara gjykatën speciale, të kërkohet dhe të vendoset përmes ligjvënësve që gjykata të vazhdojë punën në Kosovë.
  4. Të kthen në rishikim marrëveshjen e ratifikimit të demarkacioni me Malin e Zi.
  5. Të fillon reciprocitetin me Serbinë në të gjitha sferat jetësore, ekonomike dhe shoqërore.
  6. Të kërkoj Bashkimin me Shqipërinë.

Këto pika dihet që janë vështirë të arritshme, e sidomos kur kihet parasysh presioni ndërkombëtare, e posaçërisht nëse aktivizohen ShBA-të, e që ka është e pashmangshme ajo, por Kosova mundet që të mban “stand by” duke matur pulsin e Evropianëve në njërën anë, e në anën tjetër duke ngritur mosmarrëveshjet me Evropianët në një nivel më të lartë, e jo me mbet problemi të ndonjë ministër i punëve të brendshme.

Kosova, edhe duhet të marr liberalizimin e  vizave, edhe duhet të hap negociatat më Bashkimin Evropian për anëtarësim në atë union, dhe të pranohet në NATO-s menjëherë pas aplikimit të saj.

Bën edhe ne bre të ndjehemi të dinjitetshëm ndonjëherë, më keq se jemi nuk kemi ku shkojmë si duket!

Ashtu vendi ynë po zbrazet, dhe krejt qetë!
E ku po shkojnë këta njerëz?

Në Gjermani dhe Francë!

Çfarë paradoksi!

Katastrofë…

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush