Një zyrtari i kishin ngritur akuzë për korrupsion, përftim të paligjshëm dhe keqpërdor të detyrës zyrtare!
Në një ndejë e sipër diku, ai vazhdonte bisedën pasi ishte vërë në qendër të vëmendjes duke treguar historinë e vet, thuajse është diçka që duhet krenuar më të!
Por, si duket ky e kishte kapur intencën shqiptare, se në këtë vend sa më matrapaz, vjedhës, korrupsionist që je, do të jesh më i trajtuar në shoqëri, e rrjedhimisht edhe nderim dhe respekt të bëjnë më shumë, një farë forme sa më njeri publik që mundësh me qenë mbi parimet negative, aq më shumë do të kesh mbështetës!
Disa të shajnë, disa të lavdërojnë, por e rëndësishme është që ti je në qendër të vëmendjes!
Nejse!
Shoqëri e tillë jemi ne!
Nuk riparohemi dot!?
Mirë, le të vazhdon tregimi…
Zyrtari tregonte në mes miqsh se nuk po brengosej fare, pse autoritetet i kishin ngritur akuzën për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare!
Qëllimi i tij jetësor ishte arritur sipas tij, ai nuk shihej që shfaqte shenja pendimi, apo shenja frike nga shteti.
“Unë i kam krijuar edhe nipave e mbesave pasuri, e jo vetëm fëmijëve”!
Pasuria ime tani më është vërë në binarët e stabilitetit, duke përfshirë patundshmëri, tokë, banesa, vila, ari, investime në biznes, dhe aksione në berza dhe në biznese të ndryshme!
Shpesh herë përmendej edhe resorte të ndryshme nga më luksozet në bregdetin shqiptar, krejt green-green është ngjyra e lojës?
Krejt si rastësisht po e pyet njëri, që duket se zani erdhi kah fundi i dhomës!
E pse je kaq i sigurtë??
Zyrtari:
Shiko, proceset e kësaj natyre kanë epilog të gjatë deri në përfundim!
Në shtetin tonë është vendosur ligji i cili jep mundësinë e zhvatjes së pasurisë publike në ketë formë.
Procesi njëherë do të kalon nga: vëzhgimi, pastaj hetimi, ngritja e akuzës, aktgjykimi (vendimi gjyqësor), ankesa, lënda shkon në apel pastaj, e kështu odisejada nuk përfundon asnjëherë.
Pra, keni parasysh i tërë ky proces do të zgjatë 8-10 vite, vazhdonte rrëfimin zyrtari.
Atëherë i nderuar, unë vetëm se e arrij pensionimin?!
Përfundoi përgjigjen ky zyrtari, ku shihej një fytyrë e buzëqeshur, teksa të tjerët i shihte disi si për t’ju ardh keq!
KËSHTU QË SI PËRKUIFIZIM:
Të nderuar individ, zyrtarë e qytetarë që jeni në pushtet, “qeponi” në të katër anët, mos e mbani dert këtë gjë!
Sepse ëndrra jonë, vizioni ynë e qëllimi i mirë për të ndërtuar një shtet ku do të flinin të lirë, ku do të përfitonin të gjithë, e ku do të rrisnin fëmijët të gjithë dhe të barabartë nuk është në horizont.
Nuk do të arrihet kjo kurrë!
Me aq mund sa e kemi fituar këtë vend, me aq mund edhe po e mbrojmë!
A e meritojmë edhe këtë që e kemi, nuk besoj!
Kështu që sa më të huajin që ta trajtoni këtë shtet, aq më i respektueshëm do të jeni në shoqëri!
Edhe ashtu deri në ditët e sodit nuk mbahet mend që dikush është gjykuar dhe dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare apo korrupsion!
Seç e kam dëgjuar disi duke thënë se “Ata qe pasurohen ne mënyrë te pandershme ju sigurojnë bijve varfërinë”!
Ky personazhi ynë po e demanton këtë?
Friedman thoshte se korrupsioni është përfshirja e zyrtarit në efiçencën e tregut përmes rregullave!
Super!
____
ESH
___________
publikime.com